GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zbardhet takimi, çfarë i kërkoi Von der Leyen, Albin Kurtit?

10:50 - 22/08/23
në Kosovë & Rajon, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet takimi, çfarë i kërkoi Von der Leyen, Albin Kurtit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bisedoi të hënën në darkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për nevojën e uljes së tensioneve në veri të Kosovës dhe për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë fqinje.

Takimi u zhvillua në Athinë në një darkë joformale, të organizuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Presidentja e Komisionit Evropian, shkroi në X, i njohur më parë si Twitter, se me kryeministrin Kurti, “foli edhe për nevojën për t’u riangazhuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Është jetësore kapërcimi i pengesave në rajon dhe sjellja e Ballkanit Perëndimor më afër BE-së”.

Nga ana e tij, kryeministri Kurti, shkroi në X se “në takim me shefen e KE-së theksoi rëndësinë për zbatimin e plotë, pa kushte, të Marrëveshjes Bazike.” “Ishte kënaqësi ta takoja presidenten e Komisionit Evropian, në Athinë. Ne biseduam për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin rajonal dhe planin e BE-së për rritje për WB6 (Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor), si dhe dialogun”.

“Kosova ka zbatuar zotimet e saj”
Më vonë në një komunikatë për medie nga zyra e kryeministrit, thuhet se Kurti “kujtoi takimin e Bratislavës më 10 korrik për de-eskalim dhe theksoi se për rreth dy muaj nuk ka asnjë incident e as protesta të dhunshme në katër komunat në veri të Kosovës, ndërkohë që kemi edhe numër të shtuar të punëtorëve në ndërtesat komunale. Kosova ka zbatuar zotimet e saj dhe është e rëndësishme që BE të largojë masat”, thuhet në komunikatë.

Bashkimi Evropian, por edhe SHBA-të vazhdimisht po kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin tensionet në veri dhe që Prishtina t’i organizojë zgjedhjet e reja lokale në katër komunat e banuara me shumicë serbe, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Mundësohet peticioni për largimin e kryetarëve të komunave
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal i Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se procesi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës do të determinohet gjatë ditëve në vijim. Sipas tij, një udhëzim administrativ që mundëson nisjen e peticionit për largimin e kryetarëve të komunave do të jetë gati në fund të muajit.

“Si ministri dhe si ministër kam mbuluar përgjegjësinë time duke filluar me udhëzimin administrativ, i cili parasheh të drejtën e qytetarëve për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve nga detyra”, tha ministri Krasniqi.

Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20 për qind e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të asaj komune. Tensionet në veri të Kosovës kulmuan kur me 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën përcjelljen e policisë u futën në ndërtesat komunale.

Serbët lokal që më herët bojkotuan zgjedhjet, e kundërshtuan këtë duke mbajtur vazhdimisht protesta para ndërtesave komunale./DW

Etiketa: Albin KurtiVon der LeyenZbardhet takimi

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Kanosi kushëririn me kallashnikov, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Kanosi kushëririn me kallashnikov, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com