GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhet vendimi, Gjykata: Ndaj Ilir Beqajt duhej masë më e rëndë

10:15 - 24/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK cakton masë sigurie për ish-ministrin Ilir Beqja, i ndalohet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim i ikjes jashtë vendit’ për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj pasi sipas gjykatës shfaq rrezikshmëri shoqërore dhe ka dyshime se ai mund t’i shmanget gjykimit dhe dënimit.

Sipas gjyqtarit Erion Bani, ish-ministri Ilir Beqaj ka konsumuar edhe veprën penale të falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve, duke evidentuar se këto vepra parashikojnë dënimin deri në 7 vite burg.

Sipas Gjykatës, Beqaj rezulton personi kyç në kryerjen e procedurave dhe nuk lë pa përmendur duke cituar bazën ligjore përkatëse, se për këto vepra lënia me masë sigurie më të butë se “Arresti në burg”rrezikon prishjen e hetimeve apo shmangien e ballafaqimit me drejtësinë. Beqaj pritet të paraqitet sot në BKH në oren 15:30, në bazë të vendimit të gjykatës.

Beqaj pritet të paraqitet sot në BKH në oren 15:30, në bazë të vendimit të gjykatës.

“172. Sa më sipër u arsyetua, për arsyet e cituara në paragrafët 169.25.4, 169.25.4.1 dhe 169.25.4.1 të këtij vendimi, Gjykata çmon se në respektim të parimit të ligjshmërisë dhe cilësimit të drejtë të faktit penale të sjellë nga prokuroria për vlerësim përpara gjyqtarit të hetimit paraprak ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim I.B. krahas figurës së veprës penale “Shpërdorim i detyrës” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal, ka konsumuar edhe elementët e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, parashikuar nga neni 190 paragrafi i tretë i Kodit Penal, ku parashikohet shprehimisht se: “Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”.

Ky fakt evidentohet për të përcaktuar rëndësin e faktit në rastin konkret ose masës së dënimit që mund të caktohet ndaj personit nën hetim. Gjykata çmon të ritheksoj se termin ligjor “rëndësia e faktit” parashikuar nga nenet 229 dhe 260 i K.Pr.Penale nuk nënkuptohet cilësimi juridik që i bëhet faktit nga prokuroria, por nënkupton një veprim, sjellje dhe fakt,) që i korrespondon një vepre penale të parashikuar nga Kodi Penal dhe që i nënshtrohet një vlerësimi të pavarur nga gjykata kur shqyrton kërkesën për caktimin ose zëvendësimin e masës së sigurimit.

Gjyqtari i hetimit paraprak është i pavarur në vlerësimin e faktit dhe mund të bëjë një cilësim juridik të ndryshëm të faktit penal nga ai i prokurorisë për të vlerësuar rëndësin e faktit penal dhe të dënimit që mund të caktohet ndaj të dyshuarit në përfundim të gjykimit. Këtë vlerësim, gjykata e bën në mënyrë të pavarur pavarësisht faktin nëse prokurori ka bërë ndryshimin e cilësimit juridik sipas nenit 287 i K.Pr.Penale, pasi gjykata nuk është e detyruar të mbaj parasysh qëndrimin e prokurorisë lidhur me cilësimin juridik të faktit.

Përkundrazi, gjykata pas administrimit të provave mund të konkludoj se jemi përpara një cilësimi juridik të gabuar të prokurorisë që në fazën e hetimit paraprak. Përcaktimi i saktë i normës që parashikon veprën penale, ka një rëndësi themelore, sepse është një parakusht për respektimin e parimit të ligjshmërisë. Për rrjedhojë vlerësimi i drejtë i faktit penal nga gjykatë është detyrim i saj që rrjedhojë nga parimi i ligjshmërisë”, thuhet në vendimin e gjykatës.

 

Etiketa: BeqajGjykateKryesore1

Lajme të lidhura

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Para
Denoncohet tenderi 8 MLD lekë i Albana Koçiut për trajtimin e mbetjeve, KPP e anulon

Denoncohet tenderi 8 MLD lekë i Albana Koçiut për trajtimin e mbetjeve, KPP e anulon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25

Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për...

Lexo më shumë
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com