GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Zbrazen xhepat e qytetarëve, rritet borxhi ndaj OSHEE

12:34 - 13/05/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Të arrestuar në Shkodër, kush janë punonjësit e OSHEE në shtëpinë e barit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Borxhet e prapambetura ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë në vend kanë pësuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të marsit 2022 gjendja debitore për katër kategoritë në total ishte mbi 80 miliardë lekë apo 654 milionë euro. Kjo shifër ishte me një rritje 3 për qind në raport me shifrën e detyrimeve të prapambetura në dhjetor 2021.

Rritja e borxheve të energjisë ka ardhur në të katër kategoritë duke nisur nga institucionet shtetërorë e deri tek bizneset dhe familjarët ku duhet thënë se pavarësisht se këta të fundit janë mbajtësit e më shumë se gjysmës së borxhit total.

Kështu për familjarët borxhi në fund të marsit arriti 46.7 miliardë lekë duke shënuar një rritje me 0.5 për qind në raport me fundin e vitit të kaluar. Rritja e detyrimeve nga familjarët është atipike nëse vlerësojmë ecurinë e përgjithshme të detyrimeve të prapambetura për këtë grup të cilët kanë qenë më të rregulltit në pagesa dhe uljen e detyrimit total. Në dy periudhat paraardhëse 2020 dhe 2021 familjarët kanë pasur ulje të vazhdueshme të borxhit. Shtrenjtimi i një sërë çmimeve sidomos ushqimet dhe karburantet duket se kanë rritur presionin mbi buxhetet familjare edhe për pagesën e energjisë elektrike.

Për kategorinë e institucioneve buxhetore rritja ishte me gati 5 për qind në fund të marsit të këtij viti në raport me fundin e vitit 2021. Borxhi i akumuluar i institucioneve buxhetore arriti në 4.7 miliardë lekë.

Për insitucionet jobuxhetore ka një rritje të borxhit të akumuluar në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me rreth 7 për qind duke shkuar në 16.7 miliardë lekë në fund të tremujorit të parë të këtij viti.

Për biznesin rritja e detyrimeve ndaj OSHEE ishte me rreth 4.5 për qind në fund të tremujorit të parë të këtij viti krahasuar kjo me shifrën e dhjetorit 2021. Gjendja debitore e bizneseve arriti në 11.9 miliardë lekë.

Rritja e faturave të papaguara të biznesit vlerësohet të ketë ardhur nga rritja e çmimit për një pjesë të mirë të tyre që dolën në treg të lirë në janar të këtij viti. Bëhet fjalë për 7500 biznese të cilët po trajtohen me çmim preferencial nga qeveria prej 18.8 lekë dhe 19.7 lekë sipas tensionit ku janë lidhur në 20,10 apo 6 kv. Gjithsesi për këto biznese rritja është gati dyfish po të kemi parasysh që më herët e blinin energjinë me 11 lekë/kwh. /MONITOR

Etiketa: monitorOSHEE

Lajme të lidhura

As të vdekurit nuk gjejnë qetësi! Plehrat pushtojnë varret në Tufinë
Aktualitet

As të vdekurit nuk gjejnë qetësi! Plehrat pushtojnë varret në Tufinë

17:14 - 27/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm

16:41 - 27/12/25
“Reformë apo teatër?” BBC shkrim për Diellën: Rama thotë se ajo do t’i vërë në presion ministrat e tjerë
Aktualitet

Qeveria pushon, bizneset vuajnë: Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet

12:30 - 27/12/25
Para
E fortë/ Berisha sfidon Ramën: Në ta mban, hajde miratojmë ligjin për…

E fortë/ Berisha sfidon Ramën: Në ta mban, hajde miratojmë ligjin për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë!

22:57 - 27/12/25

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...

Lexo më shumë
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim

Putin flet para takimit Trump–Zelensky: Nëse s’ka paqe, Rusia do të përdorë forcën

21:54 - 27/12/25
Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Ndodh edhe kjo/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë

Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur, merr fund ‘aventura’ e katër të rinjve shqiptarë në Itali

21:30 - 27/12/25
Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

21:00 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com