GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohen emrat e “skifterëve” që grabitën 100 mijë euro në shtëpinë e mjekes në Shkodër

16:49 - 14/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohen emrat e “skifterëve” që grabitën 100 mijë euro në shtëpinë e mjekes në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e regjistruar të mërkurën në Shkodër, ku u grabitën mbi 100 mijë euro në banesën e mjekes infeksioniste Zhaneta Doçi, teksa kjo e fundit së bashku me bashkëshortin e saj nuk ndodheshin në shtëpi.

Autoritetet policore bëjnë me dije se dy autorët e dyshuar të ngjarjes janë Frederik Shkambi, 27 vjeç, dhe Mikel Gjoni, 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, të cilët janë shpallur në kërkim.

Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, si dhe për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve” në rastin e 34-vjeçarit.

Gjatë kontrollit që uniformat blu kanë ushtruar në banesën e Frederik Shkambit, kanë gjetur 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e Mikel Gjonit kanë gjetur një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Burime bëjnë me dije se shuma e parave është grabitur gjatë kohës që pronarët, burrë e grua, nuk kanë qenë në banesë në lagjen “Qemal Stafa”, teksa kur kanë konstatuar vjedhjen, ata kanë shkuar dhe kanë bërë denoncim në Polici.

Shumën prej mbi 100 mijë eurosh, ata e mbanin në një dollap të dhomës së gjumit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet se autori, i maskuar, i është afruar në banesë me biçikletë, dhe po me të është larguar, e ka hapur derën me çelës, ka hyrë brenda dhe krejt i qetë ka mundur të marrë shumën e konsiderueshme të parave.

Policia vijon punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Etiketa: mjekeShkodërskiftere

Lajme të lidhura

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi

Ngjarje e rëndë në Janinë/ 45-vjeçarja shqiptare hidhet nga çatia e hotelit, tentoi t’i shpëtonte...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com