GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Zbulohen mesazhet sekrete të Yuri Kim për PD-në. Berisha i vendosur për përballjet që do të ketë

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
“Jam pro vettingut të politikanëve”/ Berisha: Yuri Kim sillet si gurvenatore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendosmëria e ish kryeministrit Sali Berisha për të mbrojtur reputacionin dhe dinjitetin e tij përballë akuzave të forta dhe vendimit të sekretarit Blinken për t’a shpallur non grata, po shqetëson diplomatët amerikan në Tiranë, e vecanërisht ambasadoren Yuri Kim.
Lapsi.al ka pasur mundësi të njihet me një mesazh që në fakt vetëm provon atë që prej kohësh qarkullon në ajër. Prej disa javësh, në biseda me analistë dhe drejtues emisionesh politike, znj. Kim ka shprehur inatin e saj me qëndrimet publike të Berishës që shkojnë krejt në sens të kundërt me udhëzimet e prera, në tejkalim të kufijve diplomatikë, që ajo ka marrë nga shefat e saj në Uashington.
Mbrëmjen e djeshme, Berisha ishte i ftuar në emisionin e ish këshilltares së tij, Erla Mëhilli në “Noë” Euroneës Albania. Pikërish, kjo intervistë u bë shkaku i zbulimit të mesazhit që Lapsi.al zbuloi nga selia blu.
Një burim i sigurtë brenda PD ka konfirmuar për Lapsi.al se drejtuesve të kësaj partie i është dërguar ky mesazh: “Pakti u prish, tani është radha jonë të flasim”.
Përpara se intervista me Erla Mëhillin të transmetohej “live”, përpara se Berisha të shpallte se ai nuk kishte ndërmend ta braktiste betejën në kuvend dhe të kërkonte fakte nga SHBA, për akuzën që i bëhej, kur u mor vesh lajmi se ish kryeministri do të fliste, kryediplomatja amerikane ka reaguar.

Por pika që ka derdhur vazon ka qenë vendimi i “minuesit të demokracisë” dhe ‘abuzuesit me fondet publike”, për të dhënë një intervistë në Euroneës pak ditë përpara hyrjes së tij në parlament.
Në këtë sinjal të qartë vihen re tre gjëra. E para se selia e rrugës së Elbasanit nuk është aspak e lumtur që Sali Berisha përpiqet të mbrohet publikisht duke kërkuar prova për akuzat që i bëhen. Pra, përfaqësuesit e vendit simbol të lirive, në Tiranë, duan ti heqin një deputeti të zgjedhur një të drejtë që bota e qytetëruar ua njëh dhe kriminelëve më të mëdhenj.
Gjëja e dytë që tregon ky mesazh është fakti se ekzistoka një marëveshje okulte mes SHQUP-it dhe selisë së rrugës së Elbasanit, ku palët i kanë premtuar njëra tjetrës gjëra që nuk i di publiku. Nuk ka informacion nëse Sali Berisha është në djeni të tyre, apo ato janë bërë pas shpinës së tij, por një gjë është e qartë: duket sikur krerët zyrtarë të PD i kanë premtuar ambasadores se ata do të gjejnë një zgjidhje për këtë punë. Fakti që ata kanë marrë këtë mesazh tregon se ambasa ndihet e zhgënjyer që Berisha po sillet po njësoj.
E treta dhe më e rënda qëndron në shantazhin që meqë PD s’po e mban fjalën, ambasada është e detyruar të tregojë gjëra që nuk i ka nxjerrë deri më tani.
Dhe këtu ka një problem.
Sepse nëse thuhet, ashtu sikurse kemi dëgjuar, që shpallja non grata e Berishës është bërë në të mirë të publikut shqiptar dhe demokracisë në këtë vend, do të ishte më e shëndetshme që të bëheshin transparente “krimet” e Berishës që diplomatat amerikanë i ruajtkan në dosjen e tyre. Në asnjë mënyrë ato nuk mund të shërbejnë si mjete presioni që çohen në formë mesazhesh dhe që kërkoojnë të tulasin një opozitë edhe kështu të sfilitur, sa herë ajo është përpara një përballjeje me qeverinë.
Ish kryeministri, Sali Berisha mbrëmjen e djeshme në emisionin “Noë” tregoi se ai nuk do të ndal luftën dhe betejën e tij deri sa të vërtetoj pafajsinë. E nqs do ishte e nevojshme, ai do marr edhe drejtimin e PD, duke “kërcënuar” kështu direkt kreun e opozitës Lulzim Basha.
Measazhet e liderit të partisë demokratike ishin të qarta, pasi sic e cilësoi edhe vet Berisha , partia demokratike ndodhet sot në ditët më të errta të saj.
Mbetet për t’u parë nqs në seancën e parë parlamentare, ditën e premte do të kemi përplasje në foltoren e kuvendit.

Lajme të lidhura

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin
Aktualitet

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

12:45 - 20/10/26
Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front!
Aktualitet

Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front!

08:52 - 19/10/26
Tension gjatë protestës, i moshuari humb ndjenjat pranë FSHN
Lajme

Tension gjatë protestës, i moshuari humb ndjenjat pranë FSHN

17:13 - 18/10/26
Para
Kokaina në portin e Durrësit, policia njoftim zyrtar

Kokaina në portin e Durrësit, policia njoftim zyrtar

TË FUNDIT

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët
Aktualitet

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26

Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve, policia ka përdorur ujë dhe spraj...

Lexo më shumë
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26
Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com