GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohet dinamika e ngjarjes/ 27 plumba i morën jetën rrugës për në shtëpi Ramazan Matajt

16:12 - 05/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohet dinamika e ngjarjes/ 27 plumba i morën jetën rrugës për në shtëpi Ramazan Matajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ramazan Mataj në orën 20:20 të së shtunës së 4 dhjetorit, ka telefonuar babain e tij duke i thënë se po vjen në shtëpi, ndërsa në 20:30 është dëgjuar breshëri automatiku.

I riu 33 vjeçar nga fshati Dragoç I Postrribës është gjetur I vrarë në makinen e tij tip Mercedez Benz me targë AB 678 LX në ora 07:15 të dielën e 5 janarit 2025.

Ka qenë një kalimtar i rastit që ka parë automjetin në të cilën ndodhej trupi i pa jetë i 33 vjeçarit Ramazan Mataj.

Nga të dhënat e para nga grupi hetimor mësohet se në atentat ka qenë një person, I cili ka shtënë në drejtim të 33 vjeçarit, 27 herë, nga dy krahët e makinës. Ndërsa policia dyshon se atentati ka qenë I mirë përgaditur.

Rruga në të cilën ka ndodhur atentati është rrugë që nuk ka lëvizje dhe nuk shërbën për lëvizjen e makinave pasi është totalisht e degraduar. Ndërsa pikëpyetjet që grupi hetimor ka është arsyeja se pse I riu ka lëvizur në këtë segment rrugor që është totalisht i pa përdorur.

Dyshimet e grupit hetimor për këtë ngjarje janë të një lidhje dashurie të 33 vjeçarit, për çka edhe ka lëvizur në atë segment ndërsa është përcjellë nga autori i cili ka shfrytëzuar edhe lëvzijen e ngadaltë të makinës për shkak të rrugës. Por nuk përjashtohet mundësia se autori e ka ndaluar fillimisht dhe më pas e ka qëlluar, pasi mjeti tip Benz në momentin e gjetjes nga kalimtarët ka qenë I fikur.

Viktima, takim ka lënë pikërisht atë vend, ku edhe ka gjetur vdekjen. Nga ana tjetër grupi hetimor I ngritur për këtë ngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materjale edhe telefonin e 33 vjeçarit dhe po kontrollon telefonatat dhe mesazhet e tij me qëllim që të arrij në gjetjen e ndonjë gjurme në lidhje me vrasjen.

Ramazan Mataj ka ardhur rreth një vit më parë nga Belgjika ku ka qëndruar rreth një vit, gjatë kësaj kohe ai ka punuar në Mal të Zi në fushen e ndërtimit, ndërsa edhe në zonë është marrë me lëndë drusore për shitje. Sipas policisë viktima nuk ka asnjë precedent penal në vendin tonë, ndërsa në bazë edhe të informacioneve që kanë në shtetin Belg ka punuar në ndërtim, por shkak mosha e prindërve dhe nevojat mjeksore për të atin e kanë detyruar të largohet që të qëndroj afër familjes.

Të afërmit e tij, por edhe banorë të zonës shprehen se “nuk ka qenë problematik fare, nuk kishte vese”. Ndërsa shtëpia më e afërt ku ka ndodhur vrasja të marrë në pyetje nga policia janë shprehur se “ Kemi dëgjuar krismat, por kemi kujtuar se janë krushqit, pasi afër në zonë jo shumë larg është një lokal dasmash”.

Fatmir Mataj babai I 33 vjeçarit në polici mësohet të ketë thënë se: “Nuk di nëse djali im ka pasur konflikte, unë e di se nuk ka pasur. Ka qenë punëtor dhe është rritur me vështirësi. Jam dëgjuar herën e fundit rreth orës 20:30, më tha po vij shpi nuk vonoj. Kjo ka qenë hera e fundit që ja kam dëgjuar zërin”.

Mësohet se 33 vjeçari të ketë dal nga shtëpia rreth orës 18:00 së së shtunës dhe është ndaluar në një nga lokalet e zonës ku ka konsumuar një kafe, dhe më pas është larguar me makinë në drejtim të Shkodrës.

Xhaxhi Naim Mataj tregon se “rreth orës 06:30 e kemi marrë vesh. S’ka pasur asnjë problem, ka jetuar në Dragoç. Është rreth një kilometër vij ajore nga këtu. Nuk e di se pse ka ardhur këndej pasi nuk ka pasur krah. Asnjë problem s’ka pasur me askënd asnjë konflikt. Njerëzit I kanë dëgjuar krismat, unë jo.”

33 vjeçari Fatmir Mataj është egezekutuar me breshëri automatiku ndërsa për vdekjen e tij është lajmëruar policia rreth 7 orë më pas.

Kjo është vrasja e parë në Shkodër për vitin 2025-të.

Lajme të lidhura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Para
E trishtë! Ndahet nga jeta futbollisti i njohur, kampioni i Europës me Realin

E trishtë! Ndahet nga jeta futbollisti i njohur, kampioni i Europës me Realin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ndodhet në Elbasan për një vizitë me rastin e Ditës së Verës, u...

Lexo më shumë
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com