GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zbulohet parcela me hashash në Greqi, arrestohet shqiptari (Emri)

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet parcela me hashash në Greqi, arrestohet shqiptari (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një plantacion i madh i kultivuar me marijuanë dhe një sasi tepër e madhe e tharë dhe gati për shitje janë zbuluar nga një operacion i policisë greke në një zonë agropylltarie në Tripoli.

Sipas mediave greke: Operacioni është zhvilluar nga policia e Tripolit, në bashkëpunim me njësitë OPKE të Arkadias dhe Lakonias, ekipit të qenve të Mesinias, Departamentit të Hetimeve Kriminale të Peloponezit dhe njësinë e helikopterëve të policisë greke.

Pas shfrytëzimit të duhur të informacionit dhe të dhënave, u krye një operacion i organizuar policor në zonën e mësipërme, ku ndodhej një plantacion i organizuar marijuane, i përbërë nga 28 nivele, në një vend të paarritshëm me sipërfaqe pyjore me bimësi të dendur dhe me mbulesë natyrore me një sipërfaqe totale prej përafërsisht 35 hektarësh.

Policia gjeti të kultivuara gjithsej 1253 bimë marijuanë, të lartësisë deri në 3.5 metra të lartë, të cilat janë shkulur dhe konfiskuar së bashku me pajisjet përkatëse të ujitjes dhe kultivimit të gjetura në vend.

Përveç kësaj, në zonën e kultivimit, autorët kishin krijuar një zonë të veçantë të improvizuar për tharjen e fidanëve, si dhe zona ndihmëse, të cilat përdoreshin për akomodimin dhe vëzhgimin e plantacionit. Aty janë gjetur dhe sekuestruar 1 ton 398 kg 934 gram marijuanë të thara dhe një pjesë e paketuar dhe gati për shitje.

Policia ka identifikuar një nga të dyshuarit si pjestar i grupit kriminal që është përfshirë në këtë veprimtari dhe ka arritur ta kapë atë në zonën e Tripolit ndërkohë që po punon për identifikimin e autorëve të tjerë.

I arrestuari mësohet se është shtetasi shqiptar Shqefen Ndreca 37 vjec, nga Zejmeni i Lezhës, i cili qëndronte ilegalisht në Greqi.

Vlerësohet se fitimet e pritshme që do të merrnin ky grup nga aktiviteti i tyre kriminal, do të arrinin në 10 milionë euro.

Etiketa: Greqishqiptari ne Greqi

Lajme të lidhura

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26
Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Para
Ndodh edhe kjo! Fshesat robotike fyejnë pronarët e tyre

Ndodh edhe kjo! Fshesat robotike fyejnë pronarët e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 124-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:33 - 01/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 1 Tetor 2026

07:26 - 01/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Tetor 2026

07:25 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com