GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Tiranë, 3 të arrestuar. Sekuestrohet…

09:57 - 02/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Angli/ U kap brenda “shtëpisë së barit”, dënohet  i riu shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi policia iu ka zbuluar atyre “shtëpi bari”.

Blutë kanë sekuestruar lëndë narkotike, e cila kishte vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, deklaratë për shtyp për finalizimin e 2 operacioneve nga strukturat e DVP Tiranë.

Jam sërish këtu me ju, për të bërë prezente rezultatet e 2 operacioneve të zhvilluara 12 orët e fundit, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe  të vjedhjes të pronës. Gjatë këtyre 2 operacioneve u evidentua një vilë e përshtatur për kultivim kanabisi, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit cannabis sativa me vlerë rreth 100 000 euro, u sekuestruan 3 armë zjarri, municion luftarak, 1 granatë, si dhe u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i 24 vjedhjeve në banesa, të ndodhura në rrethin e Kavajës, më konkretisht;

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas një hetimi me metoda speciale, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “SHTËPIA JESHILE”. Për finalizimin e këtij operacioni, strukturat e Policisë kanë përdorur edhe një mjet inteligjent dron.

Gjatë operacionit u godit një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë në fushën e kultivimit të kanabisit, me anë të llambave, dhe të tregtimit të tij, në qytetin e Tiranës.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar dhe në inteligjencën informative se një grup kriminal shpërndante me shumicë, lëndë narkotike të llojit kanabis, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal.

Si rezultat i hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur identifikimi i këtyre shtetasve dhe lokalizimi i ambienteve që ishin përgatitur për të kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis.

Bazuar në këto prova u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Shtëpia jeshile”, në kuadër të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– E. P. alias E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;

– A. M., 44 vjeç, banues ne fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë;

– G. M., 26 vjeç, banues në fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A. M., në Mallkuç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 61 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e paketuar gati për shitje, me vlerë rreth 100 000 euro.

Gjithashtu, nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan pajisje të ndryshme që shërbejnë për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, si: llamba, aspiratorë, ventilatorë, filtra ajrimi etj, një shotgun, municion luftarak, shuma parash, 2 automjete dhe 3 aparate celulare.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit, pasi kultivonin kanabis në banesën e shtetasit A. M., e paketonin dhe më pas e shisnin atë.

Ky operacion është bërë i mundur falë dhe bashkëpunimit me DVP Durrës.

Etiketa: drogeKryesore1Tirane

Lajme të lidhura

Vritet shqiptari 30-vjeçar në Itali, autori e pa duke folur me ish-të dashurën e tij (Emri)
Aktualitet

Vritet shqiptari 30-vjeçar në Itali, autori e pa duke folur me ish-të dashurën e tij (Emri)

10:38 - 21/03/26
Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri
Aktualitet

Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri

10:09 - 21/03/26
“Padi, akuza dhe anulime fluturimesh”/ Gazeta gjermane: “Air Albania” drejt falimentimit
Aktualitet

Pasi e falimentoi,Rama merr përsipër borxhet e Air Albania! Zbulohet shuma marramendëse

09:40 - 21/03/26
Para
Rëndohet bilanci i viktimave në Larisa

Rëndohet bilanci i viktimave në Larisa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vritet shqiptari 30-vjeçar në Itali, autori e pa duke folur me ish-të dashurën e tij (Emri)
Aktualitet

Vritet shqiptari 30-vjeçar në Itali, autori e pa duke folur me ish-të dashurën e tij (Emri)

10:38 - 21/03/26

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Arezzo, të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se...

Lexo më shumë
Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë, nesër niset drejt Nishit

Risi dhe dy rikthime të bujshme në Kombëtare, Sylvinho publikon listën për Play-off e Botërorit 2026

10:18 - 21/03/26
Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri

Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri

10:09 - 21/03/26
“Padi, akuza dhe anulime fluturimesh”/ Gazeta gjermane: “Air Albania” drejt falimentimit

Pasi e falimentoi,Rama merr përsipër borxhet e Air Albania! Zbulohet shuma marramendëse

09:40 - 21/03/26
Silvinjo publikon formacionin, mungojnë shumë titullarë

“Asgjë nuk është e pamundur”, Sylvinho: Do të luftojmë për gjithçka, për vendin dhe për tifozët

09:36 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com