GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohet sms e fundit që morën 6 turqit para vrasjes: Dilni shpejt…

në Aktualitet, Rajoni
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet sms e fundit që morën 6 turqit para vrasjes: Dilni shpejt…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për ekzekutimin e gjashtë shtetasve turq në Lutsa.

Së fundmi është zbuluar mesazhi i fundit që kanë marrë viktimat në celular, 10 minuta para se të vriteshin. Në artikullin e medias turke Yeni Safak është zbuluar mesazhi që ata kanë marrë.

“Pozicioni juaj është zbuluar, dilni menjëherë nga shtëpia, do t’ju vrasin”, ishte mesazhi i fundit që ata kanë marrë. Sipas medias Yeni Safak, pasi kanë marrë këtë këtë mesazh, kanë vendosur të largohen nga shtëpia që kishin marrë me qira në Lutsa, duke mos ditur se disa kilometra më poshtë do t’u zënë pritë.

Ditën e djeshme media greke protothema.gr, tregoi se autoritetet greke kanë mbledhur telefonat e gjashtë viktimave, për të zbuluar se me kë kanë komunikuar para se të vriteshin dhe nëse dikush i kishte njoftuar se ishte vënë në shënjestër të një organizate kriminale rivale.

Gjithashtu po hetohet nëse dërguesi i mesazhit ka qenë 32-vjeçari turk i cili u arrestua vonë të hënën pasdite në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, teksa po përgatitej të udhëtonte për në Mytilin, një orë pas ekzekutimit në Loutsa. Sipas mediave turke, 32-vjeçari quhet Süleyman D. dhe kishte pasaportë portugeze.

Media turke Yeni Safak zbuloi edhe të kaluarën kriminale të gjashtë të ekzekutuarve: 22-vjeçari Abdurrahman Tekru kishte rekord me 25 vepra penale dhe 16 urdhër-arreste, 23-vjeçari Burak Tahmaz 32 vepra penale dhe 6 urdhër-arreste, 24-vjeçari Ozan Kaan Tozlu 13 vepra penale dhe dy urdhër-arreste, 31-vjeçari Dorukhan Ersu Büyüktunç tre vepra penale dhe shtatë urdhër-arreste, 24-vjeçari Ömer Kanza 6 vepra dhe dy urdhër-arreste, ndërsa Barış Çağrı gjithashtu kishte një dosje pranë autoriteteve turke.

Sipas medias greke protothema.gr bëhet fjalë për shtetas turq, pesë prej të cilëve mbanin letërnjoftime false franceze, ndërsa i gjashti u identifikua me gjurmë gishtash. Të gjithë ata ishin anëtarë të një grupi kriminal, i cili vepronte jashtë vendit dhe jo në Greqi, sipas të dhënave të deritanishme.

Grupi kriminal ishte aktiv, sipas hetimeve të deritanishme, në vende të Bashkimit Evropian, por jo në Greqi. Gjithashtu, është zbuluar se në masakër janë përdorur 4 armë zjarri, dy prej të cilave janë të llojit pistoletë.

Automjeti me të cilin udhëtonin vjen nga Gjermania, me targa gjermane false dhe i përket një shtetasi rumun, i cili ia kishte dhënë viktimave. Hetimet po vijojnë me ritme të pandërprera dhe sistematike për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve.

Etiketa: GreqiKryesore1SMSvrasja e turqve

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Nis në Bruksel takimi i Kurtit me Borrell dhe Lajçak

Nis në Bruksel takimi i Kurtit me Borrell dhe Lajçak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com