GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Zbuloni pse njerëzit tërhiqen ndaj teorive konspirative

në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbuloni pse njerëzit tërhiqen ndaj teorive konspirative
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teoritë e konspiracionit kanë ndodhur në shoqëri për shekuj me radhë, por vitet e fundit kanë pësuar një vëmendje të jashtëzakonshme. Shkëmbimi i informacionit dhe rrjetet sociale kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në lindjen dhe përhapjen e këtyre teorive konspirative, të cilat “ofrojnë shpjegime të thjeshta” për probkeme të ndërlikuara, “vërtetojnë” besimet apo medimet që nuk janë shumë të zakonshme dhe ofrojnë një “ndjesi kontrolli” ndaj kaosit ose konfuzionit.

Në psikologjinë njerëzore, është mëse normale që njerëzit të magjepsen ndaj teorive konspirative. Njeëzit u besojnë atyre, ose janë kuriozë për shpjegimet që ato ofrojnë. Gjithsesi, këto teori mund të kenë ndikime të rëndësishme shoqërore, të formojnë pikëpamje të ndryshme, apo të ndikojnë në sjellje publike. Por, cilët janë faktorët psikologjikë që i bëjnë njerëzit të pajtohen me këto teori, shpesh të pabaza?

Teoritë konspirative lulëzojnë në mendimet që rreken të kuptojnë botën rreth nesh. Njerëzit priren të besojnë se ngjarje të rëndësishme duhen të kenë shkaqe thelbësore, ndaj për disa syresh është e vështirë të mendohet se ca ngjarje mund të kenë shkaqe të thjeshta dhe të zakonshme. Ky mendim mund të ushqejë ose shtojë besimin në teoritë konspiracionit, të cilat sugjerojnë shpjegime të mëdha për ngjarje të rëndësishme.

Një shembull i thjeshtë lidhet me vrasjen e presidentit F. Kennedy në vitin 1963. Shumë njerëz e kanë të vështirë të besojnë se një ngjarje kaq e rëndësishme është vepra e një personi të armatosur, të quajtur Lee Harvey Osëald. Në vend të kësaj ngjarjeje, ata kërkojnë shkaqe të tjera, që lidhen me CIA-n, mafien, apo zëvendspresidentin Lyndon B. Johnson. Këto teori ofrojnë komplote sublime dhe të ndërlikuara, të cilat përshtaten me madhësinë e ngjarjes, duke kënaqur kështu mendimet e të tjerëve.

Një tjetër arsye lidhet me “konfirmimin”. Njerëzit priren të përqendrohen në informacione që konfirmojnë besimet e tyre të mëparshme, të cilat shpesh janë të pabaza, ndërkohë që injorojnë fakte. Prandaj, në shumë raste, kur dikush nis të besojë në një teori konspirative, ka të ngjarë që të përforcojë një besim nga e shkuara.

Edhe ndikimet sociale luajnë po ashtu një rol të rëndësishëm. Në një mjedis me mosbesim të lartë tek autoritetet apo tek informacioni që përthithet, teoritë konspirative mund të gjejnë shteg për të lulëzuar, duke ofruar shpjegime alternative që përputhen më shumë me botëkuptimin e një individi, veçanërisht nëse ai është dyshues ndaj narrativave.

Etiketa: konspiracionlulezimteori

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Ja si emërtohet “rruga e Salës” nga demokratët (FOTO)

Ja si emërtohet "rruga e Salës" nga demokratët (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali/ KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë
Aktualitet

Skandali/ KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

13:32 - 02/10/26

Në 30 korrik, Këshilli Kombëtar i Territorit të Ujit miratoi lejen e ndërtimit për një resort turistik në zonën e...

Lexo më shumë
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit

13:21 - 02/10/26
Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, gjykata lë në burg ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, gjykata lë në burg ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi

13:14 - 02/10/26
Videot intime/ Kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë

Videot intime/ Kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë

13:01 - 02/10/26
“Arrestoni Ballukun”/ Protestë sërish para SPAK

“Arrestoni Ballukun”/ Protestë sërish para SPAK

12:56 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com