GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zëdhënësja e Alexey Navalny-it konfirmon vdekjen: Ai është vrarë

08:39 - 18/02/24
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zëdhënësja e Alexey Navalny-it konfirmon vdekjen: Ai është vrarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alexei Navalny u shfaq për herë të fundit me një lidhje me video gjatë një seance gjyqësore të enjten më 15 shkurt, përpara se të njoftohej të premten vdekja e tij në një burg të sigurisë së lartë në Rrethin Arktik.

“Ajo që i ndodhi Navalny-it është një tjetër dëshmi e brutalitetit të Putinit. Askush nuk duhet të ketë iluzione, as në Rusi, as gjetiu nëpër botë. Putini nuk sulmon vetëm shtetasit në vende të tjera, siç kemi parë që po ndodh tani në Ukrainë. Ai bën krime të tmerrshme edhe ndaj vetë popullit të tij”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, shkruan VOA.

Kremlini shpërndau një video të shtunën të presidentit rus Vladimir Putin, ku ai përgëzon kompaninë ruse të gazit Gazprom në 31-vjetorin e krijimit të saj, por nuk përmend aspak vdekjen e opozitarit rus, mbi 24 orë pasi ishte bërë njoftimi.

Zëdhënësja e zotit Navalny, Kira Yarmysh deklaroi se ai është vrarë dhe kërkoi dorëzimin e trupit të tij familjes.

“Alexei Navalny është vrarë. Vdekja e tij ndodhi më 16 shkurt, në 2:17 të pasdites, siç shkruhet në njoftimin dërguar nënës së Alexey-it. Avokati dhe nëna e tij morën avionin për në Salekhard për të marrë ndonjë konfirmim për vdekjen e tij… Jemi në pritje të raportit zyrtar për vdekjen dhe kërkojmë që trupi i Alexey Navalny-it t’i dorëzohet menjëherë familjes”, tha zonja Yarmysh në një mesazh në YouTube.

Qindra persona mësohet se u arrestuan të premten në disa qytete të Rusisë, të cilët kishin dalë për të vendosur lule në kujtim zotit Navalny.

Nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, nënpresidentja amerikane Kamala Harris gjithashtu dënoi vdekjen e zotit Navalny.

“Çfarëdo versioni që të na tregojnë, le të jemi të qartë. Rusia mban përgjegjësi”, tha nënpresidentja Harris.

Udhëheqës të tjerë perëndimorë dënuan vdekjen dhe po kështu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

“Qartësisht ai u vra nga Putini. Si mijëra të tjerë që janë torturuar, që janë torturuar për shkak të kësaj krijese. Putini nuk shqetësohet se kush vdes, për sa kohë që ruan pozitën e tij”, tha presidenti Zelenskyy.

Si një kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin dhe i korrupsionit brenda qeverisë ruse, 47-vjeçari Navalny po vuante një dënim prej 30 vitesh në burgun ku vdiq.

“Regjimi i tij dhe Vladimir Putini duhet të mbahen personalisht përgjegjës për të gjitha mizoritë që kanë kryer në vendin tim, në vendin tonë Rusinë, gjatë viteve të fundit”, tha bashkëshortja e të ndjerit, Yulia Navalnaya.

Në vitin 2020, zoti Navalny u helmua me një agjent nervor, për të cilin fajësoi presidentin Putin.

Në njoftim për vdekjen e tij të premten, Shërbimi i Burgjeve të Federatës Ruse tha se ai vdiq pasi nuk po ndjehej mirë pas një ecjeje.

“Në përputhje me ligjet në fuqi, Shërbimi Federal i Burgjeve po bënte ekzaminime, qartësime dhe kështu me radhë”, tha Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus Putin.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se e pati paralajmëruar zotin Putin gjatë takimit të tyre në qershor 2021 në Gjenevë, se nëse zoti Navalny do të vdiste, kjo do të sillte pasoja shkatërrimtare për Rusinë.

“Do të bisedojmë me disa vende të tjera të shqetësuara për Alexey Navalny-in, në veçanti nëse njoftimet rezultojnë të vërteta”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Por analistët janë skeptikë se çfarë mund të bëjnë vendet e tjera, përveç dënimit të veprimeve të zotit Putin.

“Nuk mendoj se vendet e tjera në këtë rast, madje edhe një vend jashtëzakonisht i madh dhe i fuqishëm si Shtetet e Bashkuara, mund të luajnë ndonjë rol të rëndësishëm në politikën e brendshme të Rusisë”, tha Konstantin Sonin, nga Universiteti i Çikagos.

Gjatë një seance më herët këtë muaj, zoti Navalny u tha punonjësve të burgjeve të votojnë kundër Putinit.

“Thjesht duhet të votoni për një tjetër kandidat. Kam hartuar një listë të personave me të cilët jam në kontakt dhe të kontributeve sociale të tyre. Jua rekomandoj”, tha i ndjeri në lidhjen me video.

Kritikët thonë se Kremlini po përgatitet të orkestrojë një tjetër fitore në zgjedhjet e marsit në Rusi.

Zoti Putin ka qenë vazhdimisht në poste drejtuese, si president apo si kryeministër, që nga viti 1999./VOA

 

Etiketa: Navalnyzedhenese

Lajme të lidhura

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle
Aktualitet

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë

15:25 - 24/02/26
Para
Një ditë pasi u gjobit me 356 mln dollarë, Trump nxjerr në treg linjën e atleteve

Një ditë pasi u gjobit me 356 mln dollarë, Trump nxjerr në treg linjën e atleteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën
Aktualitet

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

10:40 - 25/02/26

Një mision faktmbledhës i Partia Popullore Evropiane (PPE) ka shkuar sot në selinë e Partia Demokratike. Delegacioni i PPE do...

Lexo më shumë
Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

10:27 - 25/02/26
Këlliçi: Të gjitha institucionet nën varësinë e Belinda Ballukut janë nën hetim

Këlliçi: Ku shkuan afro 4 miliardë euro në dorën e Ballukut për 2 vite, të bashkohemi kundër hajdutërisë

10:12 - 25/02/26
U dëmtua nga rrëshqitja e tokës dhe bllokoi rrugën, shembet ura në Dragostunjë

U dëmtua nga rrëshqitja e tokës dhe bllokoi rrugën, shembet ura në Dragostunjë

09:59 - 25/02/26
Lirohen 6 banorët protestues të Rrjollit/ Qytetari: Jam arrestuar 10 herë, tokën do e mbrojmë me çdo çmim

Lirohen 6 banorët protestues të Rrjollit/ Qytetari: Jam arrestuar 10 herë, tokën do e mbrojmë me çdo çmim

09:55 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com