GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Zekiç i pakënaqur me arbitrin: Për çfarë duhet VAR?

22:39 - 31/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Zekiç i pakënaqur me arbitrin: Për çfarë duhet VAR?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani nuk ja doli që të kualifikohej për në grupet e Conference League (do të bëhej shqiptarja e parë që do e arrinte fazën në grupe të këtij kompeticioni), duke barazuar 1-1 përballë Astanas, rezultat që i kombinuar me atë të ndeshjes së parë (1-0 për kazakët) rezultoi fatal për “të kuqtë”.

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, ka qenë i pakënaqur për eliminimin e skuadrës së tij në play-off të Ligës së Konferencës, teksa ia ka faturuar një pjesë edhe gjyqtarit që sipas tij gaboi në dëm të të kuqve.

“Padyshim jam i zhgënjyer, të gjithë janë të zhgënjyer. Nëse vjen tani në dhomat e zhveshjeve, nuk është situatë e mirë, por ky është futboll.

Luajtëm me karakter, bëmë disa gabime. Ishte shkatërrimtare për ne, folëm në pushimin e ndeshje që të ishim të përqendruar dhe të luanim si në pjesën e parë, por humbëm kontaktin e parë, krosin e parë dhe pësuam.

Besuam deri në fund, por nuk kam çfarë të them. Futëm Keko dhe Prekën në sulm që të mundoheshim me disa krose, kishim 2-3 raste të mira, nuk shënuam.

Nuk është alibi, por mungonin 5-6 lojtarë, nuk është e lehtë, grupi jonë ishte i kufizuar. Grezdën e futa, por nuk isha i sigurt nëse mund të vraponte apo jo.

Nuk është se kam qejf të flas për gjyqtarët, në pjesën e parë dha karton pas pak minutash. Atanaskoski luajti gjithë ndeshje me të verdhë.

E pashë tani situatën e Rrapajt. Ndoshta jam subjektiv, por për mua është100% penallti. Nuk e di pse e ka VAR-in kur nuk shkoi ta kontrollonte.

Sot kërkuam të kishim shumë situata një kundër një, ishte e qartë se kërkonim të bënim presing të lartë. Nëse nuk krijon situata të tilla, nuk bën dot presing.

Ne nuk kishim asnjë problem, bëmë një gabim, të dytin dhe pastaj ishim nervozë. Ne lexuam mirë ndeshjen.

Astana luajti me top të gjatë dhe u thashë lojtarëve të rrinin afër Atanaskovskit dhe të mbyllnin Tomasov.

Grupi ishte i tillë dhe unë pashë që kishim situata me forcën, me mbajtjen e topit dhe kishin mbetur 6 minuta dhe vendosa Prekën që të luante si sulmues, ishte e vetmja gjë që mund të bënte.

Unë e di situatën në dhomat e zhveshjeve dhe çfarë kishim në dispozicion. Kjo ishte mënyra më e mirë, nëse Preka do të shënonte, tani do të thoshim që ishte një super vendim.

Por ata qëndruan mbrapa, nuk patëm hapësira, në fund them kishim shanset, por nuk ia dolëm të shënonim”, tha ndër të tjera Zekiç për “MCN” pas sfidës.

Etiketa: PartizaniVARzekic

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
Politikanët tentojnë të ikin me valixhe plot para

Politikanët tentojnë të ikin me valixhe plot para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com