GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zelenski e pranon: Me Trump lufta do të përfundojë më shpejt

15:57 - 16/11/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina nis 120 mijë trupa në kufi, Zelensky paralajmëron Rusinë: Tani jemi më të fortë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tashmë e pranon zyrtarisht. Lufta e nisur nga Rusia do të përfundojë më shpejt me Donald Trump në presidencën amerikane. “Kjo është qasja e ekipit të ri që do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë dhe premtimi që i kanë dhënë qytetarëve të tyre”, theksoi Zelenski në një intervistë për median ukrainase, Suspilne.

Lideri i Kievit konfirmoi se kishte pasur një bisedë të mirë telefonike me Trump pas fitores në zgjedhjet presidenciale, por nuk përmendi ndonjë kërkesë të shtruar nga Republikani për bisedime të mundshme me Rusinë. Zelenski shtoi se Ukraina do të bëjë gjithçka që kjo luftë të përfundojë vitin e ardhshëm, por përmes mënyrave diplomatike. Gjithashtu pranon se situata në frontin e betejës mbetet e vështirë, me trupat e Putinit që po avancojnë në pushtimin e territorit. Gjatë të shtunës ndërhyri dhe në parlamentin e vendit, ku foli për planin e fitores.

“E ardhmja për Ukrainën është padyshim të jetë një pjesë e fortë e botës globale, të jetë në pozitë të barabartë me të gjitha vendet udhëheqëse, të jetë në Bashkimin Europian dhe NATO, pasi është e drejtë të jemi anëtarë aty. Ne, ukrainasit, së bashku me partnerët tanë, duhet të ndryshojmë rrethanat në mënyrë që lufta të përfundojë pavarësisht se çfarë dëshiron Putin. Ne të gjithë duhet të ndryshojmë rrethanat në mënyrë që Rusia të detyrohet për paqe”, u shpreh Zelensky.

Zelenski shtoi se nëse shkohet përpara me planin e tij të fitores, lufta e nisur nga Rusia përfundon jo më vonë se viti i ardhshëm. Ai akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin se dëshiron të negociojë vetëm për kapitullimin e Ukrainës dhe se në tryezë nuk do të pranojë asgjë. Më herët, një ambasador i Rusisë në selinë e OKB-së në Gjenevë, përshëndeti thirrjen e presidentit të zgjedhur amerikan për kthimin e paqes, por rikujtoi qëndrimin e Moskës se nuk do të heqë dorë nga rajonet e aneksuara të Ukrainës.

Etiketa: Lufta në UkrainëTrumpUkraineZelenski

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
“Dosjet e Majlinda Carës mal në SPAK”/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

"Dosjet e Majlinda Carës mal në SPAK"/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani
Sport

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani

17:37 - 06/04/26

Jasir Asani, njeriu që ka dhuruar rregullisht emocione me të majtën e tij, këtë herë e ndoqi dramën nga tribunat....

Lexo më shumë
Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

17:18 - 06/04/26
Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

15:15 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com