GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zelensky: Do hakmerremi për sulmin në Chernihiv

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Zelensky: Do hakmerremi për sulmin në Chernihiv
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të dielën se vendi i tij do të ndërmarrë veprime të forta si përgjigje ndaj një sulmi me raketë të ndërmarrë të shtunën nga Rusia, ndaj qytetit të Ukrainës, Chernihivit. Si pasojë 7 persona u vranë dhe rreth 150 të tjerë u plagosën.

“Jam i sigurt se ushtarët tanë do t’i përgjigjen Rusisë për këtë sulm terrorist. Përgjigjuni në mënyrë të prekshme”, tha zoti Zelenskyy në një fjalim të shpërndarë me video të publikuar mëngjezin e së dielës, në fund të një vizite në Suedi. Kjo është hera e parë që zoti Zelenskyy largohet nga vendi që nga pjesëmarrja në takimin e NATO-s në Lituani muajin e kaluar. Presidenti ukrainas tha se në mesin e viktimave ishte dhe një vajzë 6-vjeçare, e quajtur Sofia, ndërsa shtoi se mes të plagosurve, 15 ishin fëmijë.

Guvernatori i rajonit Chernihiv, Vyacheslav Chaus, tha të dielën se numri i përgjithshëm i personave të konfirmuar si të plagosur ishte rritur në 148.

Më në lindje, të dielën në mëngjes, forcat ruse bombarduan qytetin Kupiansk, duke plagosur rëndë një person, sipas guvernatorit rajonal të Kharkiv, Oleh Syniehubov. Më vonë gjatë ditës një person u vra si pasojë e sulmeve me granata ruse në Vovchansk, një qytet që ndodhet po në rajonin e Kharkivit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Të dielën zoti Zelenskyy mbërriti në Holandë, dy ditë pasi Kievi njoftoi se Shtetet e Bashkuara kishin dhënë miratimin që autoritetet holandeze dhe daneze t’i dorëzonin avionë luftarakë F-16 forca ajrore të Ukrainës.

Në një bazë ajrore ushtarake në qytetin jugor të Eindhoven-it, Kryeministri holandez Mark Rutte i tha zotit Zelenskyy se Holanda dhe Danimarka po angazhohen t’i dorëzojnë Kievit avionët luftarakë.

Por ai shtoi se kjo do të ndodhë pasi të plotësoheshin disa kushte, të cilat ai nuk i bëri publike.

Miratimi që Shtetet e Bashkuara dhanë të premten për Holandën dhe Danimarkën për t’i dorëzuar avionë të prodhimit amerikan F-16 Ukrainës, është parë si një nxitje e madhe për Kievin, edhe pse avionët mendohet se nuk do të kenë një ndikim të menjëhershëm në luftën pothuajse 18-mujore.

Ndërkohë në Rusi të dielën, Ministria e Mbrojtjes tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kishin parandaluar një sulm nga dy dronë, në rajonin e Belgorodit, që ndodhet në kufi me Ukrainën./VOA/

Etiketa: ChernihivukrainaZelensky

Lajme të lidhura

“O pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!” Jehon parulla e re e protestuesve
Breaking Views

“O pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!” Jehon parulla e re e protestuesve

23:13 - 07/07/26
Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s
Botë

Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

22:33 - 07/07/26
Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!
Breaking Views

Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

21:57 - 07/07/26
Para
Arbana zbulon fotot nga “kurorëzimi i dashurisë së saj”

Arbana zbulon fotot nga “kurorëzimi i dashurisë së saj”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“O pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!” Jehon parulla e re e protestuesve
Breaking Views

“O pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!” Jehon parulla e re e protestuesve

23:13 - 07/07/26

Gjatë marshimit nëpër rrugët e kryeqytetit, entuziazmi dhe revolta kanë qenë në kulm, teksa protestuesit kanë thirrur në kor slogane...

Lexo më shumë
“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s

“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s

22:52 - 07/07/26
Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

22:33 - 07/07/26
Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov

Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov

22:15 - 07/07/26
Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

21:57 - 07/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com