GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Fitore e madhe”, Zelensky: Kemi kontrollin e plotë të qytetit të Limanit

16:09 - 02/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rusia është shtet terrorist”, Zelensky: Edhe sa ukrainas duhet të vdesin që ta kuptoni?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Ukrainës tha se forcat e tij kanë kontrollin e plotë të qytetit lindor të Limanit, një qytet strategjik në Donbas, nga i cili forcat ruse u tërhoqën një ditë më parë.

Zelensky i bëri këto komente përmes një video-mesazhi të postuar në llogarinë e tij në Telegram më 2 tetor.

“Deri në orën 12:30, Limani është krejtësisht i pastruar”, tha ai. “Faleminderit ushtarëve tanë. Lavdi Ukrainës”, shtoi presidenti ukrainas.

Rimarrja e kontrollit të Limanit nga forcat ukrainase është fitorja më e madhe në fushëbetejë në javët e fundit, pas kundërofensivës që forcat e Kievit nisën në rajonin verior të Harkivit, duke dëbuar forcat ruse. Suksesi i kësaj kundërofensive befasoi shumë vëzhgues.

Limani është qytet strategjik, përmes së cilit kalojnë linjat hekurudhore dhe analistët thanë se ka të ngjarë që forcat ukrainase do ta përdorin qytetin si vend prej ku do të nisin ofensiva të reja në lindje.

Në Liman ka pasur luftime të ashpra në ditët e fundit, me forcat ukrainase që gradualisht arritën të rrethonin rreth 5.000 trupa ruse që po e mbronin qytetin.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha më 1 tetor se trupat ruse po tërhiqeshin për shkak të “rrezikut të rrethimit”.

Disa raportime të pakonfirmuara thanë se forcat ruse kishin pësuar humbje të mëdha të njerëzve dhe se një numër i paspecifikuar i ushtarëve ishin burgosur.

Kjo ishte humbja e fundit për presidentin rus, Vladimir Putin, që erdhi vetëm një ditë pasi ai tha se Rusia po anekson katër rajone ukrainase që kanë qenë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse për disa muaj.

Rajoni i Donjeckut, ku gjendet Limani, është një prej katër rajoneve që Putini tha se Moska i aneksoi. Kievi dhe Perëndimi kanë dënuar aneksimin, duke thënë se është i paligjshëm dhe farsë.

“Çlirimi i këtij qyteti në rajonin e Donjeckut është një prej faktorëve kyç për çlirim të mëtejmë në rajonin e Luhanskut”, tha Serhiy Haida, kreu i administratës ushtarake ukrainase në Luhansk.

Putin ka deklaruar se Rusia ka aneksuar Donjeckun, Luhanskun, Hersonin dhe Zaporizhjën. Vëzhguesit kanë thënë se këto veprime të udhëheqjes ruse shuajnë edhe më shumë shpresat për arritjen e një marrëveshjeje të paqes.

Së bashku me Krimenë, që Moska aneksoi më 2014, katër rajonet ukrainase përbëjnë rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës, dhe në to gjenden disa prej pjesëve më të industrializuara të shtetit. Kievi ka thënë se nuk do të negociojë me Moskën për aq kohë sa Putin është në pushtet./REL

Etiketa: kontrollLimaniZelensky

Lajme të lidhura

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…
Botë

Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…

17:33 - 19/02/26
Para
Detaje nga pengmarrja e Netil Buzit në Angli, mes të arrestuarve dhe një vajzë

Detaje nga pengmarrja e Netil Buzit në Angli, mes të arrestuarve dhe një vajzë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com