GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Zemër, ke një rrugicë për raste emergjence”/ Si ndihmonte Elsa Lila trafikantët e drogës

09:32 - 19/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Zemër, ke një rrugicë për raste emergjence”/ Si ndihmonte Elsa Lila trafikantët e drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të  tjera detaje janë zbardhur nga dosja e arrestimit të këngëtares Elsa Lila në Itali.  Në këtë dosje raportohet se të gjithë shqiptarët e përfshirë në bandën e drogës janë: Petrit Bardhi, Arindi Boci, Glend Burhanaj, Elsa Lila, Gjino Lleshaj, Francesk Ndreka dhe Leonard Vacaj.

Gjithashtu, në përgjimet e zbuluara nga autoritetet italiane, tregohen edhe bisedat e Elsa Lilës e cila përpiqet të ndihmojë Arind Bocin se si të evitojë kontrollet e policisë. Lila madje i ofron edhe çelësat e shtëpisë së saj për t’u fshehur, duke qenë se ajo do largohej ca kohë për pushime, duke e përshkruar shtëpinë e saj si të sigurtë dhe se kishte pranë një rrugicë të ngushtë të vjetër, nga ku mund të largohej me shpejtësi në rast emergjence.

Pjesë nga përgjimet

Boci: Dhe i thoja atij idiotit, bëj kujdes, po nuk ma dëgjonte llafin… (flet për Gledin)

Elsa Lila: Kur të iki unë në gusht, do të jap çelësat e shtëpisë time, ke një dhomë, se në dhomën tjetër është Raina.

Boci: Merri merri çelësat se nuk i dua

Elsa: Po duhet të ndërrosh vend

Boci: Ok, po mos e marrë vesh njeri që do jem atje

Elsa: Ke dhe një rrugë aty për rast emergjencë, mund të dalësh pa probleme. Mbaje makinën afër

 

Në përgjimet e mëtejshme, Elsa Lila i flet Bocit për “pakon e Babagjyshit”, që në mënyrë jodirekte kishte të bënte me një kuti sigurie ku Boci ruante paratë dhe bllokun me llogaritë nga trafiku i drogës.

Elsa: Mos harro, ke dhe pakon e babagjyshit aty poshtë

Boci: Po, po e di

Elsa: E ke te ajo mobilja që e di vetë ti, mbrapa

Boci: Ok

Elsa: Mos harro

Boci: Jo, jo

Elsa: Është makthi im që është gjithmonë aty (dhe qesh)

Boci: Jo zemër jo, çdo gjë shkon mirë, e kemi pastruar shtëpinë, nuk kemi asgjë të jashtëligjshme në asnjë vend

Elsa: Nuk kam frikë nga Shteti, kam nga hajdutët

Boci: Po, ata janë problema

Elsa: Mua s’më vjen askush nga Shteti për të më kontrolluar, më njohin.  Edhe një herë që më vunë gjobë, më thanë mos e paguaj, kështu që në shtëpinë time nuk vinë për kontrolle. O zemër, si mund të arrish të bësh mik ndonjë të Shtetit?

Boci: Si?

Elsa: Se kjo është zgjidhja

Boci: Po dhe po e gjeta, nuk i zë besë

Elsa: E di zemër që nuk i zë besë, por një mik në Shtet të hyn në punë. Si në Shqipëri, se të shpëton, qoftë kushdo nga qeveria. Të duhet një edhe këtu se dhe këtu ka njerëz që blihen.

Etiketa: arrestdetajeDokumenteElsa LilaKryesore1pergjime

Lajme të lidhura

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
Si ndihesh pa Semin brenda në BBV? Donaldi jep përgjigjen që nuk e prisnim

Tjetër këngë dedikim për Borën? Ja momenti nga BBV kur Donaldi i tregon Semit për tekstin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com