GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zëri i Amerikës: Escobar takon Bashën, “pres të shihemi në Uashington”

23:42 - 09/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zëri i Amerikës: Escobar takon Bashën, “pres të shihemi në Uashington”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai bisedoi me kryetarin demokrat Lulzim Basha, në një takim që u pa si një mbështetje ndaj këtij të fundit, përballë trysnisë së lëvizjes të nisur nga ish kryeministri Sali Berisha për të rimarrë drejtimin e Partisë Demokoratike. Zoti Escobar njoftoi se pret të takohet sërish me zotin Basha në Uashington. Lufta e Shteteve të Bashkuara kundër korrupsionit, përmes përcaktimeve të Sekretarit të Shtetit dhe sanskioneve nga Thesari, ishte një ndër temat e bisedimeve që ai pati në Tiranë, ku takoi ministren e jashtme Olta Xhaçka dhe kryeministrin Edi Rama

Zyrtari i Departamentit të Shtetit, njëkohësisht i Dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar shkeli sot në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një moment kritik për këtë parti dhe vetë zotin Basha.

Vendimi i muajit maj i Departamentit amerikan të Shtetit, për t’i ndaluar hyrjen në SHBA, ish kryeministrit Sali Berisha e familjes së tij, duke e futur atë në listën e zyrtarëve “të përfshirë në korrupsion në nivel të lartë”, ishte një goditje e rëndë për forcën kryesore të opozitës. Ndërsa vendimi që pasoi në shtator, nga zoti Basha, për ta lënë ish kreun e partisë jashtë grupit parlamentar, nxiti një lëvizje të ashpër ndaj tij. Prej atij moment zoti Berisha ju drejtua bazës së partisë në një përpjekje për të rimarrë drejtimin e PD. Pasnesër ai dhe mbështetësit e tij kanë thirrur një Kuvend të demokratëve, i cili megjithatë nuk njihet nga zoti Basha, që po ashtu ka njoftuar mbajtjen e Kuvendit, një javë më pas, më 18 dhjetor.

Takimi i sotëm me zyrtarin amerikan ishte parë gjerësisht si një shenjë mbështetje ndaj tij, dhe në fakt zoti Escobar e shprehu hapur një gjë të tillë, kur në përfundim të takimit ai zgjodhi dhe të jape, nga selia e PD-së, një deklaratë të shkurtër për mediat, përmes së cilave paralajmëroi një vizitë të ardhshme të kreut demokrat në Uashington. “Pres me kënaqësi të vijojmë marrëdhëniet me Partinë Demokratike, e po ashtu të shihemi me zotin Basha në Uashington, sa më shpejt që ai ta ketë të mundur”, u shpreh i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Pas tij, zoti Basha konfirmoi se po planifikonte një vizitë në Shtetet e Bashkuara e po ashtu dhe faktin se gjatë takimit ishte folur dhe për rastin e zotit Berisha. “Padiskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata”, ishin pjesë e diskutimit”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët.

Siç edhe njoftonte dy ditë më parë ambasada amerikane në Tiranë, ndër temat e bisedimeve me përfaqësuesit shqiptarë do të ishte dhe “vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara, siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.

Përveç përcaktimeve nga Sekretari i Shtetit, si në rastin e zotit Berisha, Shtetet e Bashkuara po veprojnë dhe në një front tjetër, atë të sanksioneve nga Departamenti i Thesarit, siç ishte rasti i djeshëm ndaj dhjetra individëve dhe subjekteve në Evropë dhe hemisferën perëndimore, përfshirë një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës, atë të afaristit serb Zvonko Veselinoviç.

Edhe sot zoti Escobar vuri në dukje “përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit, përfshirë dhe sanksionet”, nënvizoi se kjo “kërkon një angazhim të vazhdueshëm nga institucionet shqiptare që ta bëjnë atë një realitet”.

Zoti Escobar zhvilloi dhe një takim me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ndërsa më vonë bisedoi dhe me kryeministrin Edi Rama, i cili më herët kishte marrë pjesë në “Samitin për demokraci”, një nismë e presidentit amerikan Joe Biden, e cila bëri bashkë në një takim virtual udhëheqës nga mbi 100 vende të botës, si dhë përaqësuesë të shoqërisë civile dhe sektorit privat./ Marrë nga VOA.

Etiketa: Gabriel EscobarLulzim BashaUashingtonZeri i Amerikes

Lajme të lidhura

Salianji në Himarë: Pa respekt për anëtarësinë nuk ka opozitë morale
Breaking Views

Salianji në Himarë: Pa respekt për anëtarësinë nuk ka opozitë morale

18:50 - 29/01/26
Pasaporta e bllokuar nga GJKKO, zv.kryeministrja Balluku kërkon shqyrtim në Gjykatën e Lartë
Breaking Views

Pasaporta e bllokuar nga GJKKO, zv.kryeministrja Balluku kërkon shqyrtim në Gjykatën e Lartë

17:37 - 29/01/26
SPAK kërkon arrestimin/ Petro Koçi kundër Ramës: Nuk ka justifikim për zvarritjen e procesit ndaj Ballukut
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin/ Petro Koçi kundër Ramës: Nuk ka justifikim për zvarritjen e procesit ndaj Ballukut

13:56 - 29/01/26
Para
Meteorologia paralajmëron, çfarë do të ndodh në janar dhe shkurt në vendin tonë

Temperatura të ulta dhe reshje bore, moti për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 53-vjeçari në Shijak (Emri)
Aktualitet

I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 53-vjeçari në Shijak (Emri)

09:45 - 30/01/26

Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 53-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në pranga u...

Lexo më shumë
Edhe administrata rrezikon të mbetet pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro i AKSHI-t

Edhe administrata rrezikon të mbetet pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro i AKSHI-t

09:38 - 30/01/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

09:01 - 30/01/26
Dimër ekstrem në Moskë, regjistrohen reshjet më të dendura të borës në më shumë se 200 vjet

Dimër ekstrem në Moskë, regjistrohen reshjet më të dendura të borës në më shumë se 200 vjet

08:55 - 30/01/26
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

08:40 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com