GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zëri i Amerikës: Hetimet për aferën e incineratorëve, nisin dëshmitë e administratorëve

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zëri i Amerikës: Hetimet për aferën e incineratorëve, nisin dëshmitë e administratorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Tiranë, komisioni hetimor parlamentar për aferën e incineratorëve nisi sot seancat dëgjimore me dëshmitë e administratorëve të kompanive, që trajtojnë mbetjet urbane në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Komisioni pritet të marrë në vazhdim dëshmi nga kryeministri Rama, ministra e ish ministra, për të zbuluar nëse janë shkelur procedurat ligjore me lejet e tre incineratorëve.

Hetimet mbi tre incineratorët dyshohet se përbëjnë aferën më të madhe korruptive të dekadave të fundit, që mbërrin deri në 430 milionë euro. Komisioni hetimor parlamentar për incineratorët pyeti sot dëshmitaren e parë në radhën e 28 zyrtarëve shtetërorë dhe privatë për aferën e dyshuar korruptive të trajtimit të mbetjeve urbane.

Administratorja e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy, Ariola Kodra, dëshmoi sot mbi dy orë para komisionit hetimor mbi një mori pyetjesh dhe detajesh. Ato nisnin nga leja paraprake e vitit 2017, që i hapi rrugën punimeve sistemuese të incineratorit dhe deri te leja e zbardhur e ndërtimit nga institucionet përkatëse në vitin 2020, nga procedurat e landfillit dhe deri tek çmimet e përpunimit.

“Kam përpara kontratën dhe këtu thuhet se grafiku i punimeve nis të zbatohet me datën e fillimit të punimeve. Kompania sapo tha se ka marrë një leje paraprake në 2017 dhe ka nisur punimet, duke përfituar menjëherë shumat me 29 euro për ton, pa pritur lejen e ndërtimit në 2020” – tha kryetarja e komisionit hetimor, Jorida Tabaku.

Deputetët e opozitës këmbëngulën me pyetjet e tyre më shumë tek ligjet, rregulloret, procedurat e lejeve të punës për incineratorin e Tiranës, si edhe çmimet e shërbimeve të përpunimit.

Ndërsa deputetët e shumicës i mëshuan rezultateve konkrete që funksionimi i incineratorit ka sjellë në përmirësimin e mjedisit të kryeqytetit.

Shumica e pyetjeve kishin të bënin me faktin nëse kompania është paguar 29 euro për çdo ton mbetje nga 2017 me leje paraprake dhe në vazhdim në 2020 kur doli leja e ndërtimit dhe deri sot, ndonëse incinerimi nuk ka nisur ende.

Administratorja e kompanisë “Integrated Energy”, Ariola Kodra, tha se në Sharrë ndiqen procedura komplekse të përpunimit, përzgjedhjes dhe ndarjes së mbetjeve, ndërsa ndërtimi i incineratorit për djegien e tyre dhe krijimin energjie elektrike është ende brenda afateve ligjore të kontratës për t’u ndërtuar.

“Në momentin e zbardhjes së lejes së ndërtimit nga ana e shoqërisë është propozuar një grafik i ri i rishikuar, i riorganizuar, që është miratuar nga supervizori i punimeve dhe është depozituar pranë autoritetit kontraktor. Grafiku i ri i punimeve ka parashikuar gjithë afatet e ndërtimit dhe ngritja e incineratorit është brenda ëtyre afateve” – tha zonja Kodra.

Pas incineratorit të Tiranës, komisioni hetimor pritet të marrë në vazhdim të marrë dëshmitë e administratorëve të incineratorëve të Fierit dhe Elbasanit, kryetarë dhe ish kryetarë të bashkive të 3 këtyre qyteteve.

Pritet të dëshmojë kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ish ministrat Damian Gjiknuri, Shkëlqim Cani dhe Lefter Koka, lidhu me procedurat që ato ndoqën 6 vjet më parë kur nisën dhënien e lejeve ndërtimore për 3 incineratorët, që kushtuan 430 milion euro dhe ende nuk janë në funksion të plotë, ndërsa dyshohen abuzime të konsiderueshme me fondet e tyre.

Ish ministri i mjedisit Lefter Koka akuzohet nga SPAK, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, se ka marrë 3.7 milionë euro rryshfet gjatë procedurave për incineratorin e Elbasanit.

Ai është deri tani zyrtari i parë i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, rryshfete dhe pastrim parash, por nëse provohen abuzime me fonde kaq të mëdha miliona eurosh, ai nuk do të mbetet zyrtari i vetëm nën këto akuza.

Kryeministri Rama është distancuar nga ky rast, duke thënë se ministri Koka ka tashmë një marrëdhënie personale me SPAK dhe se PS nuk është zyrë avokatie e askujt./VOA/

 

 

Etiketa: administratoretaferadeshmitehetimetinceneratorëtZeri Amerikes

Lajme të lidhura

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra
Aktualitet

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

13:43 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës
Aktualitet

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!
Aktualitet

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26
Para
Ukraina merr masa për të mbajtur hapësirën e saj ajrore të hapur

Ukraina merr masa për të mbajtur hapësirën e saj ajrore të hapur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!
Aktualitet

Dhunimi i protestuesit në Zvërnec, Hita pranon dështimin e policisë: U shfaq jo profesionale!

13:59 - 01/06/26

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dënuar atë se çfarë ndodhi në protestën e zhvilluar në...

Lexo më shumë
Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

13:43 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetCasibom Güncelpusulabet girişJojobet