GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zëri i Amerikës: Ish-deputeti Myslim Murrizi akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie

21:13 - 05/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zëri i Amerikës: Ish-deputeti Myslim Murrizi akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri policia ka paditur në prokurori ish-deputetin e Myslim Murrizi për fshehje të pasurisë, transaksione dhe depozitime të dyshimta parash, me qëllim pastrimin e tyre. Ish-deputeti Myslim Murrizi dhe familjarët e tij, thuhet në kallëzimin e policisë, kanë kryer transaksione të dyshimta në vlera afro 734 mijë euro, vetë dhe përmes subjekteve që zotërojnë, në disa banka.

Veprimet e dyshimta bankare në shuma të konsiderueshme janë kryer gjatë një periudhe 13 vjeçare nga dhjetori 2008 deri në qershor 2021.

“Këto veprime financiare janë kryer vet zoti Murrizi, nga persona të tretë, kalime të hollash mes llogarive të shtetasit, kalime në favor të subjektit të administruar prej tij, “Murrizi 2009” dhe tërheqje cash” – thuhet në dokumentet e paraqitura nga policia.

Në dokumenta përshkruhen veprime të dyshimta bankare për blerjen e një automjeti 8 vjet më parë 78 mijë euro në favor të një subjekti, transferta dhe kreditime prej 515 mijë euro si dhe këste kredie mijëra euro për blerje apartamenti.

Një seri veprimesh të dyshimta janë kryer në një tjetër llogari bankare sërish për blerje automjeti dhe apartamenti në shuma dhjetëra mijëra euro, ku depozitojnë cash familjarë të ish deputetit Murrizi në favor të tij.

“Këmbime valutore, kalime nga/për të tretë me qëllim likuidim detyrimesh, shitblerje pasurish të paluajtshme, tërheqje në cash”, përshkruan policia një larmi veprimesh bankare të dyshimta me dhjetëra mijëra euro, të cilat kalojnë në përfitim të ish deputetit Murrizi, herë si ortak, herë si kthim kontributesh, duke tërhequr vëmendjen e policisë për hapa të paligjshme, që duhen hetuar.

Ish deputeti Murrizi i ka hedhur poshtë akuzat në mediat vendase, duke kujtuar se pasuria e tij është e deklaruar dhe se dokumentet janë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Zoti Murrizi ka theksuar se ka qenë dhe mbetet i hapur ndaj drejtësisë, ku në ngjarje të viteve më parë ka marrë pafajësi nga gjykata.

Denoncimi prej shumë faqesh i policisë është tashmë në zyrat e prokurorisë, e cila pritet të thotë fjalën e saj./ Marre nga VOA.  

Etiketa: deputetifshehje pasurieMyslim MurriziPastrim parashZeri Amerikes

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Frrok Çupi: PD duhet të çlirohet përfundimisht nga Berisha

Frrok Çupi: PD duhet të çlirohet përfundimisht nga Berisha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com