GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Zero mbështetje”/ PL, pro protestës së pedagogëve: Rama e sheh zhvillimin tek krimi

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Zero mbështetje”/ PL, pro protestës së pedagogëve: Rama e sheh zhvillimin tek krimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e Lirisë, ka akuzuar qeverinë Rama se nuk ka njoftuar asnjë paketë ndihmë për studentët dhe se nuk ka marrë parasysh kërkesat e pedagogëve të cilët protestojnë për një arsim cilësor.

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në një komunikim për mediat tha se nuk ka asnjë vendimmarrje për studentët dhe pedagogët, duke shtuar se në këtë fillim viti ka një numër të ulët të regjistrimit të studentëve.

“E nisim këtë vit akademik me pedagogët që janë në grevë dhe protestë prej javësh sepse janë të keqpaguar, dhe me financime për kërkimin janë të fundit në rajon. Prej javësh, kërkesës së tyre të drejtë për rritjen e pagës të paktën sa kolegët e tyre ne Kosovë, qeveria i është përgjigjur me arrogancë dhe me mospërfillje. Për të ardhur në përgjigjen tallëse për një rritje 7% nga qeveria, e cila çuditërisht ka para për instalacion argëtues për Kryeministrin me vlerë 4 milion euro, por kur vjen puna për të paguar në mënyrë dinjitoze pedagogët nuk ka. Kjo qeveri nuk ka para as për rritjen e financimit të kërkimit shkencor të paktën në 0.3% PPB, ndërkohë që edhe në progres raportin e fundit të BE-së theksohej që është shumë larg standardit të BE, i cili duhet të jetë 1% e PPB. Zero mbështetje për studentët në paketën e fundit të Rezistences Sociale. Për këtë qeveri, ata nuk ekzistojnë si kategori që duhet mbështetur. Studentët e nisin këtë vit akademik në vështirësi shumë të mëdha financiare. Të prekur direkt nga rritja e çmimeve, mijëra studentë dhe familjet e tyre duhet të përballen sot me qiratë që nisin nga 300 euro, çmimin e rritur të ushqimit, kostot e shtuara të transportit ,kostot e rritura te librave, veshjeve etj. Javë të tëra proteste, me një peticion online që ka marrë 6 mijë firma dhe çfarë kërkuan? Mbështetje financiare sa Kosova, 100 euro mbështetje mujore sa bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.
Ende sot, në ditën e parë të këtij viti akademik, ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria. Nuk ka asnjë vendimmarrje për ta, asnjë mbështetje. Në vend të deklaratave plot propagandë, qeveria dhe Ministria e Arsimit duhet të marrin vendime, të bëjnë detyrën e të mbështesin studentët, e pedagogët. Këtë duhej të bënin sot. Por nuk mund ta bëjnë sepse Edi Rama dhe qeveria e tij e shohin zhvillimin tek krimi e jo tek arsimi. jo qeveri nuk e ka arsimin prioritet. Kjo qeveri e ka rishikuar buxhetin dy herë gjatë këtij viti. Në mars e ka shkurtuar në mënyrë të veçantë buxhetin e arsimit me universitar dhe fondet për kërkimin shkencor”, tha Xhixho.

Etiketa: PLRamaXhixho

Lajme të lidhura

Arrestimi i Ergys Agasit/ Reagon Salianji: Rama ka dorëzuar shtetin tek krimi, tani po mbytet nga zullumi që ka krijuar vetë
Aktualitet

Arrestimi i Ergys Agasit/ Reagon Salianji: Rama ka dorëzuar shtetin tek krimi, tani po mbytet nga zullumi që ka krijuar vetë

09:49 - 27/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!
Aktualitet

89 ditë protestë/ “Në pranga jo vetë Agasi”, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!

07:53 - 27/08/26
“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi
Aktualitet

“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi

07:44 - 27/08/26
Para
VIDEO/ Mosha e Modric thjeshtë një numër, kroati ka “turpëruar” Pedrin në “El Clasico”

VIDEO/ Mosha e Modric thjeshtë një numër, kroati ka “turpëruar” Pedrin në “El Clasico”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm për bombë në institucionët shqiptare, Antiterrori ngrihet në këmbë
Aktualitet

Alarm për bombë në institucionët shqiptare, Antiterrori ngrihet në këmbë

10:07 - 27/08/26

Një kërcënim me bombë ka alarmuar mëngjesin e sotëm disa institucione në qytete të ndryshme të vendit. Në adresat elektronike...

Lexo më shumë
Dita e së vërtetës për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë lavdinë europiane

Dita e së vërtetës për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë lavdinë europiane

10:00 - 27/08/26
Arrestimi i Ergys Agasit/ Reagon Salianji: Rama ka dorëzuar shtetin tek krimi, tani po mbytet nga zullumi që ka krijuar vetë

Arrestimi i Ergys Agasit/ Reagon Salianji: Rama ka dorëzuar shtetin tek krimi, tani po mbytet nga zullumi që ka krijuar vetë

09:49 - 27/08/26
SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile

SPAK sekuestron automjetin luksoz të Agasit, e kishte fshehur në garazhin e një vile

09:34 - 27/08/26
Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti

09:25 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com