GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Zgjatja e mandatit të vettingut pothuajse zyrtare, qeveria parashikon në buxhet fond të posaçëm për KPK

22:28 - 26/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjatja e mandatit të vettingut pothuajse zyrtare, qeveria parashikon në buxhet fond të posaçëm për KPK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike nuk ka një qëndrim të qartë politik, nëse do t’i votojë në parlament ndryshimet e Kushtetutës, që parashikojnë zgjatjen e vetingut, apo do t’i refuzojë ato.

Heshtjen për këtë temë, e ka prishur Edi Rama, gjithnjë duke përmendur ambasadorët e BE dhe SHBA, që sipas tij kanë imponuar votën në parlament pro ndryshimit të Kushtetutës dhe zgjatjes së mandatit të anëtarëve të KPK deri në 2024, edhe për demokratët.

“Reforma në drejtësi është për t’u kryer dhe jo negociuar” ka thënë Rama që këtë të martë kaloi nga tonet ultimative në faktin e kryer.

Socialistët kanë parashikuar një fond të posaçëm në projekt-buxhet për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili parashikohet të lëvrohet çdo vit deri në 2024-n. Me ligjin aktual, mandati i vettingasve përfundon qershorin e vitit 2022, por socialistët janë të sigurt se zgjatja e mandatit do të kalojë bashkë me votat e opozitës, prandaj paratë për financimin e KPK dhe KPA i kanë llogaritur deri në 2024.

Financimi për organet e vetingut deri në 2024 nuk vjen surprizë, pasi një marrëveshje e fshehtë PD-PS ka kohë që përflitet, nga ata që kërkojnë një qasje më të ashpër opozitare.

Por akti është shprehje e arrogancës në raport me opozitën, një nëpërkëmbje e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët ende nuk kanë diskutuar në forumet e PD-së se si do të votojnë për vetingun, ndërkohë që në Partinë Socialiste kjo konsiderohet një temë e mbyllur.

Në PD, situata është ende e paqartë pasi pozitat e Lulzim Bashës po lëkunden nga Foltorja e Berishës që thotë se ka mbledhur më shumë se gjysmat e firmave për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

Gjatë takimit që pati më demokratët e Kavajës, Berisha, që vetë nuk është shprehur ende nëse është pro apo kundër zgjatjes së Vetingut, lëshoi një thirrje për deputetët e PD-së.

“Nuk ka ndodhur kurrë që Kuvendi të hapet me ndryshime kushtetuese. Ish-kryetari po bën marrëveshje dhe tratativa të fshehta me Ramën. U bëj thirrje të gjithë deputetëve të PD-së të refuzojnë. Refuzoni sepse Rama është i pabesë. Nuk njeh marrëveshje ai, është njësoj i pabesë si pengu që ka marrë”– tha Berisha.

Por duket se thirrja e Berishës është e vonuar. Në anën tjetër socialistët kanë nisur të ulin tonet për të krijuar një terren të çliruar nga tensionet, në mënyrë që marrëveshja të vijë sa më natyrshëm. Në këtë kontekst, fjalimi i fundit i Taulant Ballës në seancën e fundit në kuvend nuk ishte për t’u çuditur.

“Ju keni propozuar një sërë çështjesh, e mirëpresim 100%, është një e drejtë që buron nga kushtetuta, janë 28 firma deputetësh që e vënë kuvendin në punë”, u shpreh Balla me një qetësi të pazakontë drejtuar deputetëve të opozitës, votën e të cilëve tashmë socialistët mendojnë se e kanë në xhep.

Etiketa: buxhetifondKPKqeveriavettingu

Lajme të lidhura

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë
Breaking Views

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos
Breaking Views

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët
Breaking Views

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Para
Hyrja në kafene, kërkohet doza e dytë e vaksinës, Maqedonia shton masat

Hyrja në kafene, kërkohet doza e dytë e vaksinës, Maqedonia shton masat

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com