GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhja e anëtarëve të rinj në KLGJ dhe KLP tejkalon afatet ligjore

22:21 - 13/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhja e anëtarëve të rinj në KLGJ dhe KLP tejkalon afatet ligjore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për 6 vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP, nuk do të përmbyllet sipas afatit ligjor nga Avokati i Popullit dhe zgjedhja e tyre nga Kuvendi pritet të shtyhet në sesionin e ardhshëm parlamentar.

Komisioni i ngritur nga Avokati i Popullit ka përmbyllur fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore, duke kualifikuar 4 kandidatë për 2 vende vakante nga radhët e shoqërisë civile dhe 13 kandidatë për 4 vende vakante nga radhët e avokatisë.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca i tha BIRN të martën se procesi i plotë pritet të përfundojë brenda këtij viti. Sipas Ballancës, vonesa e përmbylljes lidhej me procesin e hetimit dhe verifikimit që ky institucion bën për integritetin e figurës së kandidatëve që kanë aplikuar.

“Ka qenë një punë voluminoze hetimi i plotë nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet e tjera,” tha Ballanca ndërsa shtoi se procesi do të marrë kohën e nevojshme për t’u bërë sipas kritereve ligjore.

E pyetur se çfarë ndodhte në rast të tejkalimit të afatit ligjor, ajo tha se do zgjatet mandati i anëtarëve që janë deri në zgjedhjen e të rinjve.

“Procesi është kompleks,” shtoi Ballanca dhe sipas saj “nuk mund të mbyllej brenda 45 ditëve”.

Aplikimi për vendet vakante u shpall nga Kuvendi në 20 korrik dhe puna për përzgjedhjen e tyre nisi në gusht. Sipas Ballancës, faza aktuale është ajo e intervistimit të kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë dhe renditja e tyre sipas pikëzimit në listën përfundimtare që i dorëzohet Kuvendit.

Kandidatët që kaluan fazën e parë të përzgjedhjes nga shoqëria civile janë Altin Hazizaj, Erjon Fejzulla, Juelda Lamçe dhe Violanda Theodhori.

Nga radhët e avokatësisë të përzgjedhurit janë; Alban Alimema, Albana Tushe, Albens Tabaku, Artan Reçi, Bledar Bajri (Boshnjaku), Entela Shehaj (Memishaj), Erind Gërmenji, Erind Merkuri, Eris Hysi, Fatos Lazimi, Klodian Gjermeni, Përparim Kalo dhe Saimir Visha.

Në praktikën e ndjekur për procesin, Avokati i Popullit ka publikuar letërkëmbime me institucione si Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit, etj., ku kërkon verifikimin e kandidatëve sipas ligjit për dekriminalizimin, lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit apo për probleme të tjera me figurën.

Sipas përcaktimeve ligjore, Kuvendi do të zgjedhë nga listat e filtruara të Avokatit të Popullit, 2 anëtarë midis kandidatëve nga avokatia dhe 1 anëtar nga shoqëria civile për secilin këshill. Në qoftë se Kuvendi nuk e arrin shumicën prej 2/3, kandidatët e renditur më lart në vlerësimin e organeve që bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve konsiderohen të emëruar.

KLGJ dhe KLP përbëhen nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve vijnë nga radhët e magjistratëve, dy nga avokatia, dy nga akademia dhe një nga radhët e shoqërisë civile. (BIRN)

Etiketa: anetaretKLGJKLP

Lajme të lidhura

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Para
Kërcënimet për bllokimin e integrimit të Ukrainës, Brukseli“ shkrin” 10 mld € fonde për Hungarinë

Kërcënimet për bllokimin e integrimit të Ukrainës, Brukseli“ shkrin” 10 mld € fonde për Hungarinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26

Prej vitesh, streha e kafshëve endacake e Bashkisë Tiranë është prezantuar si një nga “historitë e suksesit” të administratës lokale:...

Lexo më shumë
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26
Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com