GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Zgjedhjet/ BE: Procesi u organizua mirë nga KQZ, palët të respektojnë rezultatin

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet/ BE: Procesi u organizua mirë nga KQZ, palët  të respektojnë rezultatin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqiptarët të dielën kanë votuar për të zgjedhë qeverinë e ardhshme të tyre për 4 vite ku deri më tani forcë e parë është Partia Socialiste e ndjekur nga Partia Demokratike, e treta rënditet LSI dhe e katërta PSD.  Në lidhje me këtë proces zgjedhor kanë reaguar komisioneri Joseph Borell dhe Oliver Varhelyi të cilët përgëzojnë të gjithë ata që kontribuan pavarësisht COVID-19.

Ndër të tjera në deklaratën e përbashkët të zyrtarëve evropian theksohet se zgjedhjet u mbajtën duke zbatuar një kornizë të re zgjedhore, të miratuar në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

Sipas konkluzioneve paraprake të misionit të vëzhgimit të OSBE / ODIHR  zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara nga administrata zgjedhore, ndërsa fushata ishte gjithëpërfshirëse.

Ndër të tjera theksohet se palët e interesuara kishin besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë dhe një Komision Qendror i Zgjedhjeve  (KQZ) mbikëqyri procesin zgjedhor në mënyrë transparente.

Gjithashtu në deklaratën e zyrtarëve të BE thuhet se vëzhguesit kanë raportuar shqetësime në lidhje me keqpërdorimin e burimeve ose funksioneve shtetërore nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike.

Deklarata e plotë:

Të Dielën, populli shqiptar ushtroi të drejtën e tij demokratike për të votuar. Ne përgëzojmë të gjithë ata që kontribuan pavarësisht COVID-19.

Zgjedhjet u mbajtën duke zbatuar një kornizë të re zgjedhore, të miratuar në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

Sipas konkluzioneve paraprake të misionit të vëzhgimit të OSBE / ODIHR  zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara nga administrata zgjedhore, ndërsa fushata ishte gjithëpërfshirëse.

Palët e interesuara kishin besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë dhe një Komision Qendror i Zgjedhjeve  (KQZ) mbikëqyri procesin zgjedhor në mënyrë transparente.

Vëzhguesit kanë raportuar shqetësime në lidhje me keqpërdorimin e burimeve ose funksioneve shtetërore nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike.

Ne i bëjmë thirrje  të gjithë palëve të përfshira në numërimin e votive  të veprojnë në përputhje me procedurat e vendosura.

Të gjitha forcat politike tani duhet të sigurojnë funksionimin efektiv dhe demokratik të institucioneve të vendit, si rezultat i këtyre zgjedhjeve.

Kjo përfshin përgjegjësinë për të respektuar parimin demokratik të rezultatit të zgjedhjeve.

Çdo parregullsi e pretenduar duhet të jetë në focustë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe autoriteteve të tjera kompetente, dhe rastet duhet të hetohen siç duhet, përfshirë blerjen e votës.

Ashtu si me proceset e vëzhgimit diplomatik në ditën e zgjedhjeve nga Delegacioni i BE-së dhe përfaqësuesit e Shteteve Anëtare, BE do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet elektorale deri në çertifikimin përfundimtar të rezultateve.

Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë drejt Bashkimit Europian, duke treguar këmbëngulje në ndjekjen e reformave të vështira në interes të popullit shqiptar.

Periudha e tranzicionit deri në përurimin e parlamentit dhe qeverisë së re nuk duhet të pengojë përpjekjet e vazhdueshme për të zbatuar reformat e nevojshme.

Ne dëshirojmë që vendi të hyjë në fazën tjetër të procesit, me Konferencën e parë Ndërqeveritare për fillimin e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne presim që parlamenti dhe qeveria e re shqiptare të vazhdojë ndjekjen e axhendës së reformave të vendit me vendosmëri, veçanërisht mbi Sundimin e Ligjit.

Ne bëjmë thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët.

Lajme të lidhura

Shpaloset banderola në shkallët e Kryeministrisë! “Rama tradhtar! Lordi i kokainës në Ballkan”
Uncategorized

Shpaloset banderola në shkallët e Kryeministrisë! “Rama tradhtar! Lordi i kokainës në Ballkan”

14:05 - 29/11/26
Rrethohet ‘Sheshi i Flamurit’ në Vlorë, qindra efektivë policie dhe forcat RENEA në gatishmëri
Aktualitet

Rrethohet ‘Sheshi i Flamurit’ në Vlorë, qindra efektivë policie dhe forcat RENEA në gatishmëri

09:35 - 28/11/26
Berisha uron 28 Nëntorin: Të çlirojmë sa më shpejt Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit në Tiranë
Uncategorized

28 Nëntori! Shqiptarët kudo që ndodhen, festojnë sot 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

08:02 - 28/11/26
Para
SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/ Humbi mandatin në Gjirokastër, Vangjel Tavo: Gara e pabarabartë, jam fitimtar sepse dhashë zemrën

SHQIPËRIA ZGJEDH 2021/ Humbi mandatin në Gjirokastër, Vangjel Tavo: Gara e pabarabartë, jam fitimtar sepse dhashë zemrën

TË FUNDIT

Plagosja e deputetit Kliti Hoti, deklarata e Policisë së Shtetit: Efektivi nuk kishte urdhër për të qëlluar, nis hetimi disiplinor dhe penal
Aktualitet

Plagosja e deputetit Kliti Hoti, deklarata e Policisë së Shtetit: Efektivi nuk kishte urdhër për të qëlluar, nis hetimi disiplinor dhe penal

16:31 - 29/11/26

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjeve gjatë protestës, duke bërë me dije se efektivi që qëlloi deputetin Kliti...

Lexo më shumë
“Kliti Hoti u qëllua me urdhër politik të Edi Ramës”/ Berisha: Të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!

“Kliti Hoti u qëllua me urdhër politik të Edi Ramës”/ Berisha: Të gjithë në këmbë! O sot, o kurrë!

16:02 - 29/11/26
Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit

Plagosja e deputetit demokrat, ministri Demo: Kam kërkuar pezullimin e efektivit dhe nisjen e hetimit

15:55 - 29/11/26
Inceneratori jashtë funksionit, Rama shton edhe 16,77 milionë euro për mbetjet në Elbasan

Inceneratori jashtë funksionit, Rama shton edhe 16,77 milionë euro për mbetjet në Elbasan

15:40 - 29/11/26
Policia godet me plumb gome deputetin Kliti Hoti, dërgohet në spital

Policia godet me plumb gome deputetin Kliti Hoti, dërgohet në spital

15:23 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com