GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD i kërkon Kuvendit ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit: Zbatoni vendimin e GJK!

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD i kërkon Kuvendit ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit: Zbatoni vendimin e GJK!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ku kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me përdorimin e burimeve shtetërore dhe krimin e organizuar në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas PD-së, vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare më 22 korrik 2026 dhe ka hyrë në fuqi po atë ditë.

Grupi parlamentar demokrat argumenton se, në bazë të nenit 87 të Rregullores së Kuvendit, çështja duhej të shqyrtohej brenda 30 ditëve nga Këshilli i Legjislacionit.

PD e akuzon kryetarin e Kuvendit për mosveprim, duke pretenduar se vonesa cenon të drejtat e pakicës parlamentare dhe parimin e shtetit të së drejtës.

Njoftimi

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon kryetarit të Kuvendit, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me përdorimin e burimeve shtetërore dhe krimin e organizuar në zgjedhjet e 11 majit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, duke kërkuar nisjen e procedurave për zbatimin e vendimit nr. 62/2026 të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas PD-së, vendimi, i botuar në Fletoren Zyrtare nr. 157, më 22 korrik 2026, ka hyrë në fuqi po atë ditë. Grupi Parlamentar i PD-së argumenton se, në zbatim të nenit 87 të Rregullores së Kuvendit, çështja duhej të shqyrtohej brenda 30 ditëve nga Këshilli i Legjislacionit.

“Prej më shumë se dy muajsh, ju, në cilësinë e autoritetit përgjegjës për nisjen e procedurës parlamentare për zbatimin e këtij vendimi detyrues të Gjykatës Kushtetuese, jeni duke shkelur nenin 132 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në letrën e Grupit Parlamentar të PD-së.

Bardhi e akuzon kryetarin e Kuvendit për mosveprim dhe thotë se kjo situatë cenon, sipas opozitës, të drejtat e pakicës parlamentare dhe shtetin e së drejtës.

“Refuzimi apo vonesa në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme për opozitën”, thuhet më tej në letër.

Në përfundim, Grupi Parlamentar i PD-së kërkon marrjen e masave të menjëhershme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në shkresën e grupit parlamentar të PD nr. 3452 Prot., datë 27.07.2026.

 

Etiketa: GJKKryesore1kuvendPDZgjedhjet e 11 Majit

Lajme të lidhura

Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

08:34 - 06/11/26
21 ditë protestë kundër Ramës, studentët do të organizohen përsëri në orën 12:00: Pa dorëheqje nuk ndalojmë
Aktualitet

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete

08:30 - 06/11/26
Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit
Aktualitet

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26
Para
“Tradhtar i kombit”/ Shqiptarët nuk ndalen kundër Ramës, vijojnë protestat në New York

“Tradhtar i kombit”/ Shqiptarët nuk ndalen kundër Ramës, vijojnë protestat në New York

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Shkozet të Durrësit, përballë Gjykatës së Apelit

08:34 - 06/11/26

Një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Shkozetit, në Durrës, përballë Gjykatës së Apelit. Rrethanat e ngjarjes...

Lexo më shumë
21 ditë protestë kundër Ramës, studentët do të organizohen përsëri në orën 12:00: Pa dorëheqje nuk ndalojmë

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete

08:30 - 06/11/26
Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26
Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

08:03 - 06/11/26
Përplasje fizike në emision, Flamur Noka përplaset me gazetarin: Mos më ngri dorën mua se…

Përplasje fizike në emision, Flamur Noka përplaset me gazetarin: Mos më ngri dorën mua se…

07:52 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com