GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit, nesër vendimi i Kushtetueses

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 30 qershorit, nesër vendimi i Kushtetueses
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë më 2 nëntor, lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat opozita i bojkotoi. Kushtetuesja pritet të shprehet lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjeve, ndërsa më parë Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin e saj.

Në opinion zyrtar, duket se Komisioni favorizon mazhorancën, pasi inkurajohet Kuvendi që të bëjë një vlerësim për zgjedhjet, ndërsa Gjykata Kushtetuese të bëjë një vlerësim të bazës zgjedhore. Po ashtu i jepte përgjigje edhe debatit për zhdekretimin nga Presidenti të datës 30 qershor. 

Kushtetuesja do të rinisë gjykimin e çështjes nesër më 2 nëntor, ora 10:00. Gjykata e kishte pezulluar shqyrtimin e çështjes pasi kishte kërkuar mendimin e ekspertëve të Venecias, duke mos u dhënë përgjigje palëve që pretendonin si antikushtetuese zgjedhjet lokale.

Në varësi të qëndrimit që do të mbajë Gjykata Kushtetuese lidhur me 30 qershorin 2019, do të jetë edhe vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta. Nëse Kushtetuesja do të legjitimojë procesin e zgjedhjeve lokale, atëherë Kreu i Shtetit mund të dekretojë mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në ato Bashki ku nuk ka kryetarë. Janë të paktën 6 bashki të vendit, mes të cilave edhe Shkodra dhe Durrësi, që nuk kanë kryetarë, ku në të parën vijon të jetë në detyrë Voltana Ademi, mandati i së cilës ka përfunduar në 2019, dhe në Durrës është e emëruar Emirjana Sako, pasi më parë ishte dorëhequr Valbona Sako.

Bashkia e Vorës, është një tjetër njësi pa kryetar të zgjedhur, pasi Agim Kajmaku, humbi mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit, ndërsa së fundmi rolin e Kryebashkiakut e luan Gentian Picari.

Ndarja nga jeta e kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla, do të vendoste në krye të këtij institucioni nipin e këtij të fundit, Edision Memollën. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, do të garonte për deputet, ndaj karrigen e tij në krye të Bashkisë e zuri Shkëlqim Murrja.

Bashkia e fundit që i shtohet listës ku pritet të mbahen zgjedhje është Lushnja. Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, u shkarkua nga Kryeministri Edi Rama, pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK-u. Vendin e tij e zuri nënkryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa.

Etiketa: KushtetuesjaZgjedhje

Lajme të lidhura

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve
Breaking Views

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë
Breaking Views

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës
Breaking Views

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

19:02 - 13/11/26
Para
SPAK kërkon 12 vite për Gjergj Kohilën, i bashkëpandehuri me Saimir Tahirin

SPAK kërkon 12 vite për Gjergj Kohilën, i bashkëpandehuri me Saimir Tahirin

TË FUNDIT

Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj
Aktualitet

Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj

21:20 - 13/11/26

Ekzekutimi mafioz 100 metra larg komisariatit, si u ndoq dhe u qëllua për vdekje Artan Murtaj në Sarandë. Emisioni investigativ...

Lexo më shumë
Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com