GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet e 6 marsit/ Celibashi rendit problematikat: Rrezikohet votimi në dy zona të…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e pjesshme/ Celibashi, thirrje qytetarëve: Kujdes, në këto raste nuk mund të votoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy ditë para zgjedhjeve të pjesshme lokale, kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dalë me një konferencë për mediat duke renditur disa nga problematikat.

Celibashi tha KQZ ka marrë të gjitha masat, që procesi zgjedhor të ecë mirë, ndërsa paralajmëroi ata që do të tentojnë të cënojnë vullnetin e lirë të qytetarëve apo do të angazhohen në shit-blerje votash, do të përballen me pasoja.

“KQZ do të ketë vëmendje të shtuar në këto zgjedhje ndaj disa elementeve negative, të klasifikuara si kriminale. Çdokush që do të angazhohet në një proces të shit-blerjes së votës, apo ndikim tjetër mbi vullnetin e qytetarëve, do të ketë pasoja. Nuk më vjen mirë ta sjell në vëmendje, por tashmë një pjesë jo e vogël e atyre rasteve e personave, të cilët KQZ i ka evidentuar si në shkelje të kodit zgjedhor, janë duke u ballafaquar me organet e drejtësisë. Ftoj të gjithë ata që evidentojnë shkelje, t’i denoncojnë ato”, tha Celibashi.

Celibashi theksoi se rrezikohet votimi në dy zona të Shkodrës, Shala dhe Pulti.

“Ky është një problem i ligjit, që ndoshta do duhet ta adresojë reforma zgjedhore. Problematika ngelet për të paktën dy zona të thella të Shkodrës, Shala dhe Pulti. Ka qenë problem edhe Boga e Thethi, por kemi marrë informacion që aty rrugët janë të hapura dhe mund të dërgojmë bazën materiale. Ngelet për t’u parë në këto dy njësitë e tjera administrative, ku për shkak të kushteve atmosferike mund të kemi probleme për transferimin e bazës materiale, por edhe me vendosjen në funksion të komisioneve të qendrave të votimit. Ne do të marrim të gjitha masat, që të mos kemi probleme, që lidhen me administrimin e procesit zgjedhor”, ka shtuar ai.

Sot në orën 14:00, KQZ do të zhvillojë procesin e testimit operacional të pajisjeve të votimit elektronik në Vorë.

Etiketa: Ilirjan CelibashiKryesore1Zgjedhje

Lajme të lidhura

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
“Le Monde”: Në Shqipëri, protestat e studentëve vazhdojnë të pandërprera, pavarësisht rritjes së represionit
Breaking Views

“Le Monde”: Në Shqipëri, protestat e studentëve vazhdojnë të pandërprera, pavarësisht rritjes së represionit

20:59 - 03/11/26
Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin
Breaking Views

Rama-Veliaj/ Koçeku: Ka një luftë mes tyre dhe duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin

20:45 - 03/11/26
Para
Kërkon të përforcojë fazën ofensive, lista e dëshirave të Guardiola është me këto emra

Kërkon të përforcojë fazën ofensive, lista e dëshirave të Guardiola është me këto emra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Fitore e dyfishtë për demokratët, marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve
Botë

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Fitore e dyfishtë për demokratët, marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve

07:48 - 04/11/26

Rezultati përbën një goditje të fortë për republikanët dhe presidentin Donald Trump, ndërsa pritet të ndikojë në balancat politike në...

Lexo më shumë
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 4 Nëntor 2026

07:42 - 04/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Nëntor 2026

07:41 - 04/11/26
Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com