GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore për 6 bashki, votojnë 650 mijë qytetarë

07:47 - 06/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“6 marsi”/ Publikohet lista e zgjedhësve, të drejtën e votës e kanë 654,538 qytetarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashki. 650 mijë qytetarë do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e pushtetit vendor, të cilët do të kenë një mandat 1-vjeçar.

Sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00. 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës. Janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Në të gjitha qendrat e votimit do të bëhet identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve. Ndërsa për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbrëmë vonë se ka përfunduar shpërndarjen e bazës materiale, pavarësisht largësisë në distancë apo kushteve të vështira atmosferike. Gjithsej në 6 bashkitë, do të ketë 942 zona zgjedhore, ndërsa për shkak të dëborës dhe terrenit, dorëzimi ka qenë më i vështirë në zonat më të largëta malore të Bashkisë Shkodër, më konkretisht në njësitë administrative Shalë, Shoshë dhe Pult.

Në secilin prej qarqeve kandidatët kanë rendin e tyre në fletën e votimit, ndërsa ndarja është në tre fronte: Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe koalicioni mes mbështetësve të Sali Berisha dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në mbështetje të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” është edhe Partia Demokristiane, ndërsa në Dibër dhe Durrës garon edhe nga një kandidat i katërt, përfaqësues të “Lëvizja e Re”.

Për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë, duke u bazuar në numrin e zgjedhësve të vënë në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, shtuar 2 për qind të tyre, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, do të prodhohen në total 667.629 fletë votimi.

Bashkia Shkodër:

Majlinda Angoni – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Bardh Spahia – “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

Xhemal Bushati – “Partia Demokratike” (PD)

Bashkia Dibër:

Premtim Kryemadhi – “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

Luan Haka – “Partia Demokratike” (PD)

Rahim Spahiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Dritan Torba – “Lëvizja e Re” (LRE)

Bashkia Durrës:

Ardian Muka – Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

Emiriana Sako – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Luan Hoti – “Partia Demokratike” (PD)

Bashkia Vorë:

Lulzim Vrana – Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

Blerim Shera – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Ymer Marku – “Partia Demokratike” (PD)

Bashkia Rrogozhinë:

Ferdinand Saraçi – “Partia Demokratike” (PD)

Edison Memolla – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Hekuran Xhani -Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

Bashkia Lushnje:

Eriselda Sefa – “Partia Socialiste e Shqipërisë” (PS)

Indrit Sefa – “Partia Demokratike (PD)

Elton bano – “Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (Sh-L)

Etiketa: BashkiKryesore1KryetareZgjedhje

Lajme të lidhura

Zgjedhjet për kryetarin/ Shehi: Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët
Breaking Views

Zgjedhjet për kryetarin/ Shehi: Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët

21:15 - 31/03/26
“Salianjin, nga hero e bënë tradhtar”/ Doris Madhi: Hakmarrja pasi denoncova aferat e Himçit dhe Nokës
Breaking Views

“Salianjin, nga hero e bënë tradhtar”/ Doris Madhi: Hakmarrja pasi denoncova aferat e Himçit dhe Nokës

20:22 - 31/03/26
Takimi me delegacionin e KiE, Berisha: I informova se si i fshehën ftesat për opozitën
Breaking Views

Takimi me delegacionin e KiE, Berisha: I informova se si i fshehën ftesat për opozitën

18:55 - 31/03/26
Para
Injoron kërcënimin e Putinit, Finlanda kërkon t’i bashkohet NATO-s

Injoron kërcënimin e Putinit, Finlanda kërkon t'i bashkohet NATO-s

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com