GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zgjedhjet e Super të Martës në 16 shtete, pritet konfirmimi i Trump dhe Biden

17:07 - 05/03/24
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet e Super të Martës në 16 shtete, pritet konfirmimi i Trump dhe Biden
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump ka të ngjarë t’i afrohen marrjes së emërimit nga partitë e tyre për garën presidenciale pas votimeve të sotme paraprake, duke i hapur udhë një përballjeje historike mes tyre, me gjithë rezervat e elektoratit për kandidatët.

Zgjedhjet e Super të Martës po mbahen në 16 shtete dhe një territor, nga Alaska në Kaliforni deri në Vermont dhe Virxhinia. 1/3-ta e delegatëve të partive zgjidhen për votim nga miliona amerikanë sot.

Janë delegatët që vendosin për kandidatin presidencial, i cili në zgjedhjet e 5 nëntorit do të garojë në emër të Partisë Republikane apo Demokrate.

Në qendër të zgjedhjeve paraprake janë Presidenti demokrat Joe Biden dhe ish Presidenti republikan Donald Trump. Të dy, deri më tani, i kanë zmbrapsur me lehtësi sfiduesit në votimet paraprake dhe udhëheqin garën brenda partive, pavarësisht se anketimet tregojnë se votuesit nuk duan të shohin në 5 nëntor një përsëritje të garës së 2020.

Një anketim i fundit i realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Pres dhe Qendra NORC për Hulumtimin e Çështjeve Publike tregon se as zoti Biden dhe as zoti Trump nuk kanë mprehtësinë e nevojshme mendore për të mbajtur sërish detyrën e Presidentit.

Ditët e fundit para Super të Martës dëshmuan se sa ndryshe është fushata presidenciale e këtij vitit. Në vend që të bënin tubime në shtetet ku do të mbaheshin votimet paraprake, zoti Biden dhe zoti Trump zhvilluan në të njëjtën kohë, të ndarë, takime përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, secili duke kërkuar epërsi në debatin për emigracionin, që është bërë një nga temat kryesore të fushatës zgjedhore.

Një ditë pasi Gjykata e Lartë vendosi 9-0 që emri i zotit Trump të ishte në fletët e voimit, pas përpjekjeve për ta penguar atë që të zgjidhej për shkak të rolit në trazirat e 6 janarit, zoti Trump vuri në dukje se 91 akuzat penale ndaj tij janë dëshmi e përdorimit të sistemit të drejtësisisë nga ana e zotit Biden.

“Bëje vetë këtë betejë. Mos përdor hetuesit dhe gjykatësit kundër rivalit tënd”, tha zoti Trump. Presidenti Biden pritet të mbajë të enjten fjalimin kryesor mbi gjendjen e vendit. “President pritet të përqëndrohet tek politikat kryesore, hapja e një numri rekord i vendeve të reja të punës, rritja e pagave, forcimi i ekonomisë, ekonomia më e fortë në botë, ulja e kostove të energjisë dhe ilaçeve me recetë”, tha përmes një deklarate drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Ben LaBolt.

Ish Presidenti Donald Trump ka vetëm një kundërshtare brenda partisë, ish ambasadoren në Kombet e Bashkuara gjatë administratës së tij, Niki Haley, e cila është zgjedhur dy herë guvernatore në shtetin e saj të lindjes, Karolinën e Jugut. Deri më tani, ajo ka humbur në zgjedhjet paraprake ndaj zotit Trump, me përjashtim të fitores në Uashington, gjatë fundjavës.

Ajo vazhdon të sigurojë mbështetje të fortë nga donatorët. “Mund të zgjedhim një kandidat për president më të mirë se dy 80-vjeçarë”, tha ajo të hënën gjatë një takimi në qytetin Hjuston në shtetin e Teksasit.

Megjithëse ka mbizotëruar votimet paraprake në mesin e republikanëve, fitoret e zotit Trump kanë treguar dobësi tek disa grupe votuesish, veçanërsht në qytete kolegjesh si Hanover, Nju Hamshër, ku gjendet universiteti Dartmouth, ose qyteti Ann Arbor, ku gjendet universiteti i Miçiganit. Votimet kanë sinjalizuar mbështetje të dobët edhe në zonat ku ka përqëndrim të madh të votuesve të pavarur.

Presidenti Biden ka problemet e tij, përfshirë mbështetjen e ulët dhe anketimet që sugjerojnë se shumë amerikanë, madje shumica e demokratëve, nuk duan që një 81-vjeçar të hyjë përsëri në garë. Fitorja e lehtë e zotit Biden në zgjedhjet paraprake në shtetin e Miçiganit u dëmtua në një farë mase nga angazhimi ndër radhët e demokratëve që nuk bien dakord me qëndrimin e Presidentit lidhur me luftën e Izraelit në Gazë.

Ata votuan si të “pa vendosur” dhe po nxisin që kjo votë proteste të zgjerohet edhe tej. Një nga shtetet që duhet ndjekur me vëmendje, është shteti i Minesotas, që ka një popullsi të madhe myslimane si edhe votues liberalë që nuk janë dashamirës ndaj zotit Biden./Voa/

Etiketa: BidenkandidateSHBATrumpZgjedhjet

Lajme të lidhura

Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane
Botë

Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane

19:35 - 03/02/26
Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha
Botë

Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

09:52 - 03/02/26
Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj
Botë

Shatërvani i Trevit në Romë bëhet me pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj

15:12 - 02/02/26
Para
“Shpresoj të luaj sërish me Messin”, edhe Neymar drejt Amerikës?

“Shpresoj të luaj sërish me Messin”, edhe Neymar drejt Amerikës?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh
Breaking Views

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh

23:29 - 03/02/26

Milan nuk gabon këtë radhë në Serinë A italiane. Skuadra e Massimiliano Allegrit iu përgjigj fitores së Interit teksa mposhti...

Lexo më shumë
“Gjyqtari i GJK, Asim Vokshi kundër shtyrjes së vendimit për Ballukun”, Klodiana Lala: Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik

“Gjyqtari i GJK, Asim Vokshi kundër shtyrjes së vendimit për Ballukun”, Klodiana Lala: Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik

23:19 - 03/02/26
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali

22:23 - 03/02/26
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste

22:10 - 03/02/26
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare

21:30 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com