53 parti politike janë regjistruar në total për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në seancën e sotme publike miratoi kërkesën për regjistrimin në zgjedhje të “Koalicionit Euroatlantik” të Lulzim Bashës, që për kryetar ka Endri Hasën.
Po ashtu u regjistrua edhe partia politike “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”, me kryetar Kristo Kiçon.
Ndërkaq sot në orën 24:00, përfundon afati për dorëzimin e kërkesave për regjistrimin si koalicione zgjedhore.
Lista e 53 partive politike të regjistruara nga KQZ:
- “Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama
- “Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha
- “Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta
- Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj
- Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani
- “Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori
- Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj
- “Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka
- “Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami
- “Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia
- “Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi
- “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati
- “Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi
- “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri
- “Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi
- “Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri
- “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule
- Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski
- Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani
- Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj
- Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso
- “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka
- “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj
- “Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni
- “Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa
- “Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari
- “Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova
- “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti
- Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi
- “Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu
- “Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka
- “Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi
- Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu
- Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu
- Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi
- Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi
- Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj
- Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti
- Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda
- Partia “Aleanca Demokracia e Re”, me kryetar Edmond Stojku
- Partia “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me kryetar Rivelino Çuno
- Partia “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me kryetar Krenar Rryçi
- Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”, me kryetar Gjet Ndoj
- Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me kryetar Gaqo Apostoli
- Partia “Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar”, me kryetar Selami Jenishehri
- Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me kryetar Emin Subashi
- Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me kryetar Valentino Mustaka
- Partia “Djathtas 1912”, me organ drejtues “Kolegji Politik”
- Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”, me kryetar Eduart Abazi
- Partia “Partia Aleanca Socialiste Shqiptare”
- Partia “Aleanca Europiane Ekologjike”
- Partia “Koalicioni Euroatlantik”, me kryetar Endri Hasën
- Partia “MEGA”, me kryetar Kristo Kiço
Discussion about this post