GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zgjidhet Kryesia e re e PDK-së, Memli Krasniqi: Rikthimi i partisë fillon sot

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjidhet Kryesia e re e PDK-së, Memli Krasniqi: Rikthimi i partisë fillon sot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur Kryesinë e re, pas Konventës së Dhjetë zgjedhore në të cilën Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i partisë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një konferencë për mediat tha se me shumicë votash është votuar propozimi i tij për Kryesinë e re.

“Me shumicën dërmuese të votave është votuar kryesia e re e PDK-së. Jam falënderues, kishte diskutime dhe debat të gjatë. Shpreh bindjen se kemi një ekip të jashtëzakonshëm me të cilin të vazhdojmë betejën politike”, deklaroi ai.

Krasniqi falënderoi të gjithë ata që i janë bashkuar PDK-së.

“Jam i nderur për të gjithë njerëzit që kanë pranuar t’i bashkohen PDK-së, në këtë kohë. Rikthimi i PDK-së fillon sot, kam ekip që i besoj, dhe do të arrijmë objektivat për vizionet që kam shpërfaqur”, tha ai.

PDK do të ketë katër nënkryetarë: Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili dhe Ramë Buja.

Sekretar i përgjithshëm i PDK-së është zgjedhur Bajrush Xhemajli.

Ndërsa, emrat e rinj të Kryesisë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Adri Nurellari dhe Rashit Qalaj.

Përbërja e Kryesisë së re të PDK-së:

Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Shpëton zjarrfikësi në Greqi, bie në një pus teksa luftonte me flakët

Shpëton zjarrfikësi në Greqi, bie në një pus teksa luftonte me flakët

TË FUNDIT

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut
Sport

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

11:29 - 18/10/26

Ivan Gvozdenović ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Elbasanit pas humbjes 2-1 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e djeshme...

Lexo më shumë
Erald Kapri publikon pamjet e sulmit me spraj, deputeti paralajmëron kallëzim në SPAK ndaj Skënder Hitajt

Erald Kapri publikon pamjet e sulmit me spraj, deputeti paralajmëron kallëzim në SPAK ndaj Skënder Hitajt

11:15 - 18/10/26
Dalin para Gjykatës për masën e sigurisë 78 të arrestuar gjatë protestës

Dalin para Gjykatës për masën e sigurisë 78 të arrestuar gjatë protestës

10:56 - 18/10/26
“Të dhimbshme këto imazhe”/ Alban Skënderaj në mbështetje të të rinjve, reagon për dhunën gjatë protestave: Policia të reagojë profesionalisht

“Të dhimbshme këto imazhe”/ Alban Skënderaj në mbështetje të të rinjve, reagon për dhunën gjatë protestave: Policia të reagojë profesionalisht

10:43 - 18/10/26
Rama në panik, nxjerr fadromat dhe “zhvesh” Bulevardin nga gurët

Rama në panik, nxjerr fadromat dhe “zhvesh” Bulevardin nga gurët

10:23 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com