GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Zgjidhje për 550 familje”, Veliaj viziton fshatin Kasallë në Zall Herr: Me ujësjellës të ri këtë verë

13:07 - 19/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Zgjidhje për 550 familje”, Veliaj viziton fshatin Kasallë në Zall Herr: Me ujësjellës të ri këtë verë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Afro 550 familje të fshatit Kasallë, në Njësinë Administrative Zall-Herr, të cilët prej 30 vitesh përdornin ujë pusi, tashmë do të kenë rrjetin e ri të ujësjellësit, investimi më i ri i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, në kuadër të projektit IPA CrossWater. Projekti synon rritje të cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me ujë, duke eliminuar furnizimin nëpërmjet puseve dhe shtrirjen e investimeve, jo vetëm në zonat urbane, por edhe në ato rurale.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet, faza e parë e të cilave pritet të përfundojë në këtë stinë të verës, u shpreh se ka ardhur koha që të punohet me të njëjtën cilësi për rrjetin e ujit, si në qendër ashtu edhe në periferi të Tiranës.

“Nuk besoj se ka zhurmë më të bukur se sa ajo e ekskavatorëve kur hapin një kantier të ri pune. Është një zhurmë, e cila është pritur prej kohësh në Kasallë. Kasalla ndodhet 10 kilometër në vijë ajrore nga Tirana, por është pjesë e Tiranës së madhe. Kjo do të thotë se ka ardhur koha të punohet me të njëjtën cilësi për rrjetin e ujit, siç po punohet kudo tjetër në Tiranën urbane. Sot po shtrojmë një rrjet rreth 30 km, i cili shpëton familjet nga uji i pusit. Uji i pusit të vazhdojë të përdoret për të vaditur tokat, por jo për përdorim të brendshëm,” u shpreh Veliaj.

Sipas tij, këtë fakt e dëshmojnë edhe vetë investimet të cilat po transformojnë çdo kilometër katror të kryeqytetit.

“Më vjen mirë që dora e investimeve ka ardhur deri në periferinë më fundore të Bashkisë së Tiranës. I falenderoj të gjithë banorët për mirëkuptimin. Vërtet Kasalla dikur mbulohej nga ish-komuna, por me ndryshimin e ndarjes administrative sot është pjesë e Tiranës. Në fillim rregulluam situatën në Çekrezë e Morinë dhe tani kemi mbërritur edhe në zonën fundore. Në Dritas gjithashtu po punojmë për shkollën e re dhe për shtëpitë e reja,” deklaroi kryebashkiaku.

Ai shprehu edhe njëherë domosdoshmërinë e përfundimit në kohë sa më të shpejtë të punës në çdo kantier të hapur, pavarësisht temperaturave, apo periudhës së pushimeve.

“E di që është verë, por është shumë e rëndësishme që teksa njerëzit shkojnë me pushime të vazhdojmë punën, në mënyrë që fazën e parë, 16 kilometra, ta përfundojmë deri në fund të verës. Ndërkohë, pjesën tjetër ta mbyllim në dy fazat e tjera, në mënyrë që viti i ri këtë komunitet ta gjejë me ujë të pijshëm. U kujtoj të gjithë atyre që e kishin në dorë këtë punë dhe sot kanë në dorë vetëm portalet, se nuk ua jep njeri votën, – e kishin në dorë si Zall-Herrin, edhe Tiranën urbane, që atëherë ishte sipërfaqja 1/25 e kësaj që kemi sot, vetëm 42 kilometër katrorë dhe furnizimi me ujë ishte skandal, 4-5 orë në ditë,” tha Veliaj. Përllogaritjet e projektit janë kryer mbi një perspektivë 25-vjeçare, për një popullatë prej 3275 banorësh.

Etiketa: Erion VeliajKasalleujesjellesZall Herr

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, tregon nëse do të ketë lehtësim të masave anti-Covid

Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, tregon nëse do të ketë lehtësim të masave anti-Covid

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com