GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Zhbllokim pusetash, Lali Eri i fal 240 MLN lekë Sahit Dollapit

11:54 - 28/08/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhbllokim pusetash, Lali Eri i fal 240 MLN lekë Sahit Dollapit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I keni parë ato njoftimet që vendosen në hyrje pallatesh ose nëpër shtylla, ku shkruhet “Bëjmë zhbllokime pusetash, lavamanë, etj….”. Lali Eri e ka “kopjuar” idenë dhe ka krijuar një tender të madh për zhbllokimin e pusetave të gjithë Tiranës. Projekti është serioz dhe kushton 240 milionë lekë të taksapaguesve të kryeqytetit.

Kështu, Bashkia e Tiranës përmes Ujësjellës Kanalizimeve ka shpallur një tender për hapjen dhe zhbllokimin e pusetave. E çuditshme të bësh tender për një punë që është detyra e Ujësjellësit dhe paguhet çdo muaj nga familjet si tarifë për largimin e ujërave. Kjo bëhet përmes faturës së ujit në sportelet e UKT-së.

Ky është një fond që i falet një kompanie me një kontratë që zgjat një vit dhe nuk dihet se sa puseta do të zhbllokohen dhe sa kushton puna për hapjen e secilës.

Tenderi jepet pa garë

Por le të kthehemi tek tenderi i organizuar për këtë qëllim. Nëse do të kishte një prokurim të rregullt, pjesëmarrja do të ishte e lartë për këtë punë publike, pasi ka shumë firma të specializuara dhe fuqi punëtore për ta bërë këtë punë.

Por, si në shumicën dërrmuese të tenderëve, Lali Eri ka zgjedhur t’i japë këto lekë pa konkurrencë, pra t’ia falë kompanisë së paracaktuar.

Tenderi u shpall më 34 korrik 2023 dhe u mbyll më 9 gusht 2023. Në prokurim u administrua vetëm një ofertë, ajo e bashkimit të operatorëve: Onix Shpk me pronar Sahit Dollapin dhe Mane/S shpk me pronar Bledar Manen.

Pa u vonuar, më 21 gusht 2023, vartësit e Erin Veliajt në UKT kanë shpallur fituesin. Fondi limit për këtë punë publike është 19 999 475,00 lekë, por Sahit Dollapi ka vënë dorën në zemër dhe ka ofruar ta kryejë zhbllokimin e pusetave me çmimin 18 822 000,00 lekë. Nëse do t’i shtojmë TVSH-në, vlera e kontratës shkon mbi 240 milionë lekë.

Meqenëse tenderi i prokuruar pa konkurrencë ka risk të lartë korrupsioni nga zyrtarët me fondin limit, siç duket më sipër, Open Data e ka vlerësuar me “Flamur të kuq”.

Dollapi e merr çdo vit këtë tender

Ky është një tender i shpikur nga Lali Eri dhe PS për të shpërblyer Sahit Dollapin pas dorëheqjes si sekretar i PD-së në vitin 2019. Dy muaj pas dorëheqjes nga posti i Sekretarit Organizativ në PD, Sahit Dollapi ka fituar një tender të majmë nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë, një institucion në varësi direkt nga Erion Veliajt.

Tenderi i porositur për Sahit Dollapin dhe kompaninë e tij “ONYX”sh.p.k kishte për objekt: “Hapje, zhbllokim pusetash”.

Fondi për këtë tender ishte 19.993.590 lekë. Pra, nuk ka ndryshuar vlera nga tenderi i sivjetmë, ndërkohë që Lali Eri ka rritur fondin prokuruar për kapakë pusetash. Në të njëjtën kohë, Veliaj më 18 korrik 2023 hapte tenderin e radhës 500 mln lekë për kapakë pusetash.

Për vite me radhë, Dollapi ka qenë në postet drejtuese të PD-së, ndërkohë ka qenë drejtor edhe kur PD-ja ishte në pushtet.

Përgjatë tetë viteve të qeverisë së djathtë, si një prej njerëzve më të besuar të Sali Berishës, Sahit Dollapi mbajti tre pozicione kyçe, atë të drejtorit të përgjithshëm të KESH, të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë dhe pas largimit të çekëve, edhe pozicionin e administratorit të përgjithshëm të CEZ.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Erion VeliajPusetatender

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
I bënë atentat në Athinë, kush është shqiptari i plagosur

I bënë atentat në Athinë, kush është shqiptari i plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com