GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhduket jetimorja “Zyber Hallulli”/ Rama i hap rrugë “përbindëshit” 17-katësh në zemër të Tiranës

22:59 - 05/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhduket jetimorja “Zyber Hallulli”/ Rama i hap rrugë “përbindëshit” 17-katësh në zemër të Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Godina historike e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, që për dekada ka qenë strehë për breza jetimësh në Tiranë, pritet të shembet për t’i lënë vend një kulle 17-katëshe.

Projekti, i shtyrë përpara nga Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), parashikon që 36 fëmijët që jetojnë aktualisht aty të zhvendosen në një godinë të re në zonën e ish-vilave gjermane, rreth 800 metra larg.

Sipas dokumenteve, trualli prej 7,100 m² pranë Stadiumit “Air Albania” do t’i jepet investitorëve privatë për ndërtimin e një kulle me sipërfaqe deri në 60,000 m² dhe pesë kate nëntokë parkimi.

Në këmbim, 45% e sipërfaqes së ndërtimit do t’i kalojë shtetit. Kjo formulë e partneritetit publik–privat është përdorur edhe më herët nga KISH, por shpesh ka rezultuar me përfitime më të mëdha për privatët sesa për interesin publik.

Drejtoresha e jetimores, Valbona Imeraj, deklaroi për mediat se nuk është vënë në dijeni për projektin:

“Nuk di asgjë. Ne po vazhdojmë jetën normalisht dhe po përmirësojmë ambientet këtu ku jemi.”

Mungesa e transparencës dhe e konsultimit publik ka ngjallur shqetësime se prapa projektit qëndron një tjetër rast i xhentrifikimit të Tiranës, ku institucionet sociale po zhvendosen nga qendra për t’i hapur rrugë ndërtimeve luksoze.

Zona e Rrugës së Elbasanit, ku ndodhet “Zyber Hallulli”, është sot një ndër më të shtrenjtat në kryeqytet me çmime mbi 3,000 euro/m², çka forcon bindjen se vendimi është shtyrë nga interesat imobiliare.

Ekspertët e urbanistikës e cilësojnë këtë prirje si “spastrim social”, pasi zhvendos shtresat më të brishta në periferi dhe shndërron hapësirat publike në prona private.

Ndërkohë që qeveria shpenzon miliona për projekte luksoze si “Parku i Edenit” pranë Kryeministrisë, strehimi i fëmijëve jetimë po i besohet iniciativës së privatëve, një qasje që shumëkush e sheh si simbol të zhdukjes së kujtesës sociale të Tiranës./JOQ

Lajme të lidhura

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Aktualitet

Berisha e përjashtoi, Salianji: Do vazhdoj prapë komunikimin me demokratët, s’dua ti jap Ramës avantazh…

14:43 - 30/03/26
Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës
Aktualitet

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës

14:33 - 30/03/26
Para
Vendimi i Kushtetueses për Veliajn-Kreu i SPAK: Nuk ka lidhje dhe as ndikim në hetimet tona

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn-Kreu i SPAK: Nuk ka lidhje dhe as ndikim në hetimet tona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dhënien e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit që marrin pagë nga...

Lexo më shumë
Kombëtarja në “duart” e spanjollëve, UEFA cakton arbitrat e ndeshjes Ukrainë – Shqipëri (EMRAT)

Kombëtarja në “duart” e spanjollëve, UEFA cakton arbitrat e ndeshjes Ukrainë – Shqipëri (EMRAT)

14:45 - 30/03/26
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë

Berisha e përjashtoi, Salianji: Do vazhdoj prapë komunikimin me demokratët, s’dua ti jap Ramës avantazh…

14:43 - 30/03/26
Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës

14:33 - 30/03/26
Muriqi beson në fitore: Turqia është ekip i fortë, por shpresoj se do të shkojmë në Botëror

Muriqi beson në fitore: Turqia është ekip i fortë, por shpresoj se do të shkojmë në Botëror

14:15 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com