GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhdukjet seri nga lufta mes bandave në Vlorë, Hoxha: Troqe dyshohet se punonte me…

22:59 - 24/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Qëlluan me snajper të riun në Vlorë, autorët dogjën BMW-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Atentatet mafioze seri në Vlorë që pasuan masakrën e Çoles, janë shoqëruar me zhvillime të mistershme që lidhen me zhdukjen e disa personave.

Mes viteve 2016-2018 u raportua për zhdukjen e mbi 20 shtetasve. Disa prej tyre u rikthyen pasi ishin larguar vetë. Shumica e ngjarjeve, raportohet se lidhen me përplasjet për trafikun e drogës.

“Në këtë kohë mes dy grupeve më të forta në Vlorë, filloi luftë që pati sit ë them bilanc tragjik, një numër të madh personazh të zhdukur, tortuaruar dhe atentate amfioze”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

“Grupimet kriminale të Vlorës në dallim nga organizatat e tjera, madje edhe në rajon kanë qenë shumë agresive dhe gjakatare, madje dyshohet që ka akte cnjerëzore të torturave, shpive tmerrit dhe zhdukjes së shumë perosnave që ngjarje të shumta ende nuk janë zbuluar”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Në 18 Qershor 2017, zhduket shtetasi Marjo Metushaj. Ai, ishte kushëri i Julian Metushaj, një prej të fortëve të Vlorës që renditet mes njerëzve që gëzon autoritet në zonë. Ndaj Metushajt nuk ka pasur asnjë akuzë. Emri i tij doli në skenë gjatë dëshmive të Julian Sinanajt vite më parë kur foli rreth pretendimeve se kishte marrë porosi për eliminimin e Metushajt. Ky i fundit, prej vitesh jeton dhe operon jashtë Shqipërisë.

Në vitin 2018 në Vlorë u zhdukën shtetasit Albano Xhaferraj dhe shoku i tij Ervis Troqe. Këtij të fundit, në vitin 2021 i ekzekutuan edhe kushërririn Delon Troqe, në një ngjarje që nuk u zbardh kurrë. Ngjarjet mendohet se janë të lidhura me serinë e hasmërive të fundit mes grupeve.

Një person i quajtur Gazmend Merkaj, i cili konsiderohet i penduar, ka dëshmuar se rrëmbimi i Albano Xhaferrajt u krye për llogari të Edison Harizajt, i njohur me nofkën “Faqedjeguri”. Ngjarja u hetua në dy pista. E para lidhej me zhdukjen e një ngarkese droge ndërsa pista e dytë lidhej me dyshimet se Xhaferraj, kishte dhënë informacion për “Faqedjegurin” tek grupet rivale. Ajo që dihet është se autoritetet morën në pyetje edhe Harizajn për zhdukjen e Xhaferrajt dhe Troqes që ishin shok mes tyre.

“Pati një nga perosnazhet e grupit të Edison Harizajt që akuzoi që dyshohej se ishte grupi që bëri rëmbimet”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.

“Ervis Troqe e ka më tragjike se u rrëmbye në lokalin ku do bënte ditëlindjen e do shpallte fejesën, të tre viktimat kanë ardhur nga Belgjika, nuk kishin asnjë muaj, dyshimet janë se kanë punuar me Sokol Sinomatin e grupin e Çipurit dhe erdhën në Vlorë për mbikqyrjen e kundërshtarit, ky ishte dyshimi pse ata u rrëmbyen”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Sipas informacioneve konfidenciale, ‘Faqedjeguri’ kishte krijuar aleancë të fortë me vëllezërit Ferdinand dhe Aleksandër Llanaj, i dënuar për masakrën e Çoles. Referuar të dhënave, veç armiqësisë me “Çipurin”, Armando Sulejmanin, Harizajt dhe Llanajt thuhet se kanë pasur probleme edhe me vëllezërit Sinomati. Pra, me pjesëtarin tjetër të grupit të Gaxhait, Sokol Sinomati që së fundi humbi të birin në atentat.

Nuk dihen detajet e konflikteve pasi në tregjet evropiane të trafiqeve, thuhet se grupet operonin në zona të ndryshme. Sinomatët kanë pasur aktivitet në Belgjikë, ndërsa grupi i Harizajt, kryesisht në Itali dhe Hollandë. /Top Channel/

Etiketa: BandaHoxhaVlore

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Përhapja e fruthit, Alimehmeti apel të fortë: Vaksinohuni, s’ka lidhje me…

Përhapja e fruthit, Alimehmeti apel të fortë: Vaksinohuni, s'ka lidhje me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Lexo më shumë
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com