GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zhupa denoncon nga shkolla “Emin Duraku”: Tre vite pas tërmetit, e nxorën jashtë funksionit

15:28 - 21/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhupa denoncon nga shkolla “Emin Duraku”: Tre vite pas tërmetit, e nxorën jashtë funksionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar ditën e sotme vendimin për shembjen e shkollës “Emin Duraku” tre vite pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti.

Zhupa u shpreh se shkolla është nxjerrë jashtë funksionit dhe ka një plan për rindërtimin e saj nga fillimi. Ajo shtoi se në këtë rast kemi të bëjmë me abuzim të pastër që të nxjerr në dy përfundime, ose shkolla duhej shkatërruar që në fillim ose dëmet nuk janë serioze dhe po shembet për të marrë fondet e rindërtimit.

Deklarata e Ina Zhupës:

Partia Demokratike ka disa ditë, por në fakt ka vite që denoncon gjendjen e mjerueshme të arsimit në Shqipëri. Ne ndodhemi këtu, dhe mbrapa meje është shkolla “Emin Duraku”, shkolla 9-vjeçare e kryeqytetit e njësisë Nr.5, e cila aktualisht është jashtë funksionit.

Por, si është historia e kësaj shkolle? Kjo shkollë me tërmetin e vitit 2019-të pati dëmtime të lehta sipas Institutit të Ndërtimit. I cili e certifikoi shkollën si të mundeshe për të kryer procesin mësimor.  Jo vetëm kaq, por nxënësit dhe mësuesit kanë bërë mësim për 3 vite në këtë shkollë në kushtet që ishin të certifikuara si një shkollë e parrezikshme, pavarësisht dëmeve që kishte pësuar nga tërmeti.

Me insistimin e prindërve ka pasur edhe disa rikonstruksione të vogla në këtë shkollë. 3 vjet më vonë qeveria, bashkia, Ministria e Arsimit kujtohen që shkolla qenka një shkollë  për t’u shkatërruar dhe qenka e rrezikshme për nxënësit dhe mësuesit.

Shkollën tani e kanë nxjerrë jashtë funksionit, dhe duan ta shkatërrojnë dhe ta rindërtojnë nga fillimi.  Në këtë rast kemi të bëjmë me abuzim të pastër. Dy janë mundësit: Ose shkolla ka qenë që atëherë për tu shkatërruar, dhe nuk e kanë shkatërruar e kanë futur nxënësit dhe mësuesit duke u rrezikuar jetën për 3 vjet këtu. Në këtë rast duhet të shkojnë për ndjekje penale ata që kanë rrezikuar jetën e mësuesve dhe të nxënësve të Tiranës.

Dhe në rastin e dytë kur shkolla nuk ka pasur dëme serioze dhe raporti i institucionit të ndërtimit ka qenë real, dhe sot po e prishin kotë. Po e prishin për të marrë ato fonde e rindërtimit, për t’ia dhënë oligarkut të radhës, apo siç thonë banorët se duan t’i zvogëlojnë sipërfaqen për shkak të një pallati tjetër që do të ndërtohet në krah të shkollës.

Edhe në këtë rast është shpërdorim detyre dhe për burg.  Të dyja rastet i çojnë zyrtarët e ministrisë, zyrtarët e institutit të ndërtimit, zyrtarët e Bashkisë Tiranë në burg. Por, në fund ata që vuajnë dhe ata që e pësojnë këtë gjendje të shpërdorimit të detyrës, të trajtimit të pronës publike si pronë private ata janë pikërisht nxënësit, mësuesit dhe banorët e kësaj zone.

 

Etiketa: denoncimeZhupa

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Grupet kriminale shqiptare dominojnë Gjermaninë

Grupet kriminale shqiptare dominojnë Gjermaninë

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati
Aktualitet

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Bolonjës në Itali ku 12-vjeçari shqiptar Louis Pisha ka ndërruar jetë...

Lexo më shumë
Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26
Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

07:55 - 04/04/26
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

07:31 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com