GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhvati miliona euro, Apeli i Tiranës merr vendimin për kinezin mashtrues

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhvati miliona euro, Apeli i Tiranës merr vendimin për kinezin mashtrues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të rrëzojë kërkesën e kinezit Lianbig Chen për të ndryshuar masën e sigurisë së arrestit shtëpiak. Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit në korrik të këtij viti. Chen akuzohej për zhvatjen e rreth 145 milionë eurove nëpërmjet mashtrimit kompjuterik. Kinezi i arrestuar bëri një ankimim ndaj mënyrës së arrestit të tij sapo kishte hyrë në sportelet e aeroportit.

Njoftimi i Plotë:

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Komisariati i Policisë Rinas, më datë 11.07.2022, rreth orës 14:00, gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albani” Londër-Tiranë, ka arrestuar në sportelet e hyrjes shtetasin me iniciale L.C, për qëllim ekstradimi për arsye të masës së sigurimit “arrest në burg”, lëshuar nga autoritetet kineze, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale L.C, për efekt ekstradimi.

Me vendimin nr. 1563 Akti, datë 14.07.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:
– Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit të shtetasit me iniciale L.C.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit L.C, “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 283 dhe 495të K.Pr.Penale, lidhur me procedurat e ekstradimit sipas kërkesës së autoriteteve kineze.
-Ky vendim nuk është ankimuar.
Në vijim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me kërkesën e bërë nga shtetasi me iniciale L.C, për revokimin e masës së sigurimit

Me vendimin nr. 1563/1, datë 09.09.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

– Pranimin e kërkesës.
– Zëvëndesimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të caktuar ndaj shtetasit L.C, me vendimin nr. 1563 akti, datë 14.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me atë të “arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penal.
– Urdhërohet shtetasi L.C që të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën ……., Tiranè,.
– Urdherohet organi i Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per te siguruar zbatimin e kètij vendimi që të realizohet mbikqyrja e vazhdueshme 24 orëshe nga punonjësit e Policisë
– te Komisariatit Nr.1 Tiranë, që mbulon juridiksionin e vendbanimit tè tij, si dhe për ndalimin e përdorimit të pasaportës apo dokumentave të tjera identifikuese të vlefshme, pèr daljen e tij jashtë shtetit.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, duke rrëzuar kërkesën për zëvëndësimin e masës së sigurimit ndaj personit nën hetimi L.C , dhe vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg.
Gjithashtu, ankim paraqiti edhe shtetasi me iniciale L.C, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Prokuroria e Gjykatës së Apelit Tiranë hoqi dorë nga ankimi dhe cështja u gjykua në bazë të ankimit të bërë nga shtetasi me iniciale L.C.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtar z. Genti Shala, me vendimin nr, datë 29.09.2022 vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 1563/1 Akti datë 09.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane.
-Mospranimin e ankimit kunder ketij vendimi, për shkak te heqjes dorë prej ankimit nga Organi i Prokurorisë. Tiranë, 29.09.2022
Gjykata e Apelit Tiranë

Etiketa: kinezRinasTirane

Lajme të lidhura

Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona
Aktualitet

Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

14:40 - 06/10/26
Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë
Aktualitet

Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

14:25 - 06/10/26
Kultivonin kanabis në Memaliaj/ Procedohen dy vëllezërit, një në pranga e një në kërkim
Aktualitet

Kultivonin kanabis në Memaliaj/ Procedohen dy vëllezërit, një në pranga e një në kërkim

14:08 - 06/10/26
Para
Reja drejt ikjes, Ballist Morina mesazhe të koduara për De Biazin dhe Besnik Hasin

Reja drejt ikjes, Ballist Morina mesazhe të koduara për De Biazin dhe Besnik Hasin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?
Kosovë & Rajon

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

15:29 - 06/10/26

Para 26 vitesh qytetarët e Serbisë rrëzuan autokratin Slobodan Millosheviç. Tani vendi ndodhet para zgjedhjeve vendimtare. Aleksandar Vuçiç, dëshiron të...

Lexo më shumë
Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

15:09 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

14:40 - 06/10/26
Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

14:25 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com