Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar në Malin e Thatë. Burime për Gijotina.com bëjnë me dije se deri më tani janë djegur 10 hektarë kullota.
Për shuarjen e zjarrit janë nisur drejt vendit 20 forcat zjarrfikëse, pasi vatra është e madhe dhe rrezikohet që të përfshijë banesat ose të dëmtojë florën apo faunën rreth zonës.
Zjarri ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe ende është aktiv, ndërsa nuk dihen rrethanat nëse është ndezur qëllimisht apo jo, pasi kjo zonë përdoret vazhdimisht nga barinjtë për të kullotur bagëtitë.
Discussion about this post