Situata e zjarreve nuk ka të ndalur në territore të ndryshme të vendit.
Pas Libofshës, ku raportohen qindra rrënjë ullinj të djegura, por edhe 3 banesa, në orët e mbrëmjes një tjetër vatër zjarri është evidentuar te një kodër në fshatin Manëz të Bashkisë së Durrësit.
Nga informacionet paraprake mësohet se nga përhapja e flakëve rrezikohet një banesë pranë.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërsa po punohet për neutralizimin e vatrës.
Discussion about this post