Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë ditën e sotme në Sarandë. Flakët kanë përfshirë masivin pyjor në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, pranë fshatit Pecë.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e zjarrit ndërsa raportohet se ndërhyrja me forca zjarrfikëse në këtë zonë është e vështirë si rezultat i bimësisë së dendur dhe mungesës së rrugës.
Discussion about this post