GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Ja ku ndodhen vatrat aktive në vend

20:17 - 10/08/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Temperaturat ekstreme në vend, zjarr në fshatin Katund i ri në Kurbin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme, përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë disa detaje për situatën e zjarreve në Shqipëri.

Ministria e Mbrojtjes bënë me dije se në vendin tonë janë ende disa vatra aktive zjarri, për të cilat po punohet. Pjesa më problematike vazhdon ende të mbetet qarku i Kukësit në “Majën e Rrunës”,  kurse në qarkun e Korçës riaktivizohet sërish zjarri për shkak të erës.

Gjithashtu, Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë mundësuar izolimin e vatrës tek zona Qafa e Kumbullës, FA e Kosovës ka punuar nga ana e Lakut të Mollës, e cila vijon të jetë aktive me intensitet të lartë. Fatmirësisht, sipas MM nuk ka ende rrezik banesash në këtë zonë.

Njoftimi i plotë:

Vatrat aktive ditën e sotme 10.08.2021

1)         Qarku Vlorë. Vatra e zjarrit, në Gadishullin e Karaburunit dhe fshatin Dukat, njësia administrative Orikum, vijon akoma. Forcat vazhdojne punen intensivisht. Situata eshte ende problematika ne disa zona. Llogaraja nuk rrezikohet dhe as fshati Dukat. Neser do te fillojne punen forcat dhe dy mjete nga ajri.

2)         Qarku Lezhë. Bashkia Mirdite, në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan. Ne kete zone diten e sotme u perqendruan te gjitha forcat tokesore dhe nga ajri. Pjesa nga ana e tunelit eshte e normalizuar. Vijon monitorimi nga forcat gjate nates. Nuk paraqet rrezik per banesa dhe tunelin.

3)         Qarku Lezhë. Gjate punes diten e sotme vatrat e zjarrit në fshatin Munellë dhe Domgjon eshte bere e mundur izolimi ne pjesen nga ana e Domgjonit. Momentalisht vatra e zjarrit ka nje shtrirje të madhe në terren të thyer dhe është i veshtire izolimi ne teresi i saj. Gjate nates po monitorohet. Nuk ka akoma rrezik banesash.

4)         Qarku Lezhë. Bashkia Lezhe, në fshatin Patalej, Njësia Administrative Kolsh, diten e sotme forcat ne terren punuan per te izoluar nje pjese qe ka drejtim ne rruget e fshatrave. Gkate nates po monitorohet. Situata mbetet problematike. Nuk ka akoma rrezik banesash.

5)         Qarku Kukës. Vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi, Nga puna e kryer diten e sotme si nga toka ashtu edhe nga ajri, situata vijon te mbetet problematike ne disa ane. Forcat e Armatosura te Shqiperise kane mundesuar izolimin e vatres tek zona Qafa e Kumbulles, FA e Kosoves ka punuar nga ana e Lakut te Molles e cila vijon te jete aktive me intesitet te larte qe eshte ne kufi me Puken. Edhe ana nga Laku i qershive vijon te mbetet problematike. Terreni nderlikon punen e forcave nga toka si pasoje e pjerresise dhe zones shkembore. Nuk ka akoma rrezik banesash. Vijon monitorimi i forcave gjate nates.

6)         Qarku Korçe, bashkia Pogradec, Nj.Administrative Velca, ne Guri i Nikes ( Zone e Mbrojtur ) per shkak te eres se forte u riaktivizua serish zjarri i meparshem. Situata eshte e veshtire per ta perballuar pasi dhe largesia eshte shume e madhe per te shkuar ne vend. Situata monitorohet gjate nates. Rrezik per banesa nuk ka.

7)         Qarku Durrës. Vatër aktive ne Fushe-Kruje ne nje depo qe digjen goma te përdorura. Zjarri eshte vene ne kontroll dhe eshte drejt shuarjes.

8)         Qarku Berat, bashkia Skrapar riaktivizimi i vatrës sipërfaqen me shkurre, në Malin e Tomorrit, në zonën shkëmbore mbi “Teqenë e Kulmakut”, fshati Ujanik, po mbahet ne monitorim, per te eleminuar rindezjet nga era dhe trungjet e ndezur.

9)         Qarku Berat, bashkia Skrapar, ne fshatin Therepel, NjA Vendreshe. Situata doli jashte kontrollit te forcave ne terren, duke rrezikur nje zone te banuar rreth 250-300 metra largesi. Menjehere forcat kane siguruar banoret dhe me pas kane bere te mundur venien nen kontroll te situates. Po monitorohet gjate nates.

10)       Qarku Tirane, Bashkia Vorë, se në fshatin Kuç,  ka rënë një zjarr në një vend me shkurre ferra dhe mbeturina. Sipas informacioneve të para zjarri u raportua me përmasa të konsiderueshme, rrezikonte te futej ne pylle. Forcat ne terren bene te mundur venien nen kontroll. Situata po monitorohet. Ska rrezik per banesa.

11)      Qarku Kukes, Në ZM Lugina e Valbonës Troponje në vendin e quajtur Dragobi, janë raportuar disa vatra zjarri ne vende te nryshme ne te njejten kohe. Forcat jane duke punuar por si pasoje e terrenit eshte shume e veshtire. Dyshohet zjarrvenie e qellimshme.  Po monitorohet gjate nates.

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
Messi zgjedh numrin “30”, shkelmon topin e parë te PSG

Messi zgjedh numrin “30”, shkelmon topin e parë te PSG

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com