GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin

10:54 - 15/08/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra zjarri ende aktive, intensiteti më i lartë në Karaburun dhe në Majën e Rrunës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e mbrojtjes mesditën e kësaj të diele ka bërë dhe bilancin në lidhje me vatrat e zjarrit që janë aktive në vendin tonë.

Përmes një deklarate për mediat ministria thekson se vijojnë akoma që të jenë aktive disa vatra zjarri në të gjithë vendin.

Ndër të tjera mësohet se në operacion për shuarjen e flakëve janë helikopterë shqiptarë, holandezë e çekë.

Ndërkohë bëhet me dije se era ka favorizuar dhe përhapur me shpejtësi vatrat e zjarrit kryesisht në veri të vendit.

Njoftimi i plotë:

Disa vatra zjarri, kryesisht në veri të vendit janë ende aktive pavarësisht punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren, asistencës së ekpertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID dhe mbështetjes me helikopterët shqiptarë, holandezë e çekë nga ajri.

Situata paraqitet e normalizuar në vatrën e zjarrit në Malin e Tërbunit në Pukë, ku ende po punojnë mbi 50 forca të FA për të kryer krehjen e zonës.

Në vatrën e zjarrit në fshatin Flet, njësia administrative Blerimaj, bashkia F.Arrëz po punohet nga rreth 100 forca të FA dhe pushtetit vendor. Është ndërprerë puna nga ajri e helikopterit holandez, për shkak të telave elektrikë që ishin shumë lart dhe rrezikonin punën e tij.

Zjarri nga ana e fshatit Kryezi është vënë nën kontroll, ndërsa nga fshati Dardhë situata është më e rrezikshme dhe po punohet nga forcat për ta izoluar.

Era ka ndikuar në përhapjen e flakëve në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Sipërfaqja e përshkruar deri tani është 30 Ha, ndërsa është djegur rreth 15 Ha shkurre dhe pemë. Forcat e Armatosura, të policisë, ato zjarrfikëse, të pushtetit vendor dhe forca vullnetare po punojnë për shuarjen e flakëve. Zjarri për momentin nuk rrezikon banesa, por vijon përhapja e saj në Veri-Lindje të fshatit Lalm të nj.ad. Kolsh, Lezhe dhe të kufirit administrativ me nj.ad.Rubik, bashkinë Mirditë, përkatësisht në afërsi të fshatit Katund i Vjetër. Ka filluar ndërhyrja nga ajri Helikopteri Cek për izolimin e zjarrit e më pas do të ndërhyhet me forca ushtarake e bashkiake për të bërë krehjen e plotë të perimetrit të vatrës në mënyrë që të bëhet izolimi i plotë.

Përkeqësim ka situata në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, si pasojë e erës. Janë përshkuar deri tani rreth 220 ha ahe, pishe, barishte e dushq dhe janë djegur 140 ha kullota. Vatra e zjarrit është e pamundur të kontrollohet vetëm nga toka për shkak të përhapjes dhe në mbështetje të forcave të FA dhe pushettit vendor ka shkuar edhe helikopteri holandez.

Vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku  i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës si dhe angazhimi nga ajri me helikopter . Sot po vijon puna edhe nga forcat zjarrfikëse, të shërbimit pyjor dhe forcat vullnetare. Por terreni për ndërhyrjen e forcave nga toka është i vështirë, gjë që ndërlikon izolimin e zonës.

Nuk paraqitet rrezik për banesat dhe po vijon puna për mbajtjen nën kontroll të vatrës në Qafë Murrë, njësia administrative Selishte, B. Dibër. Zjarri ka kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.

Zjarri në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishtë bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar dhe ka dalë jashtë kontrollit duke u afruar në masivin me pisha në territorin e bashkisë Klos. Zjarri po përhapet në zonë pyjore, por me intensitet mesatar, duke përfshirë rreth 20 ha. Për izolimin e zjarrit sot janë angazhuar rreth 30 forca të bashkisë Dibër, si zjarrfikës, forca pyjore, të bashkisë e vullnetare. Për shuarjen e plotë të zjarrit janë angazhuar edhe forca nga bashkia Mat.

Etiketa: BilancMinisitria e Mbrojtjes

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje
Breaking Views

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje

13:41 - 11/01/26
Para
Ilir Meta: Mbështes miratimin e Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë

"Na mungon fizikisht të gjithëve"/ Meta përkujton ndarjen nga jeta të Arbër Xhaferit: Këshillat e tij të çmuara do të na shërbejnë gjithmonë si frymëzim

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com