GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vijon puna për shuarjen totale të flakëve, problematike situata në Kukës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vijon puna për shuarjen totale të flakëve, problematike situata në Kukës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur mbrëmjen e sotme se janë izoluar disa nga vatrat e zjarrit në vend, por ka ende vatra aktive.

Në informacionin e mbrëmjes, MM deklaroi se në Karaburun vijon punë për shuarjen totale të flakëve, teksa momentalisht nuk ka asnjë rrezik. Problematike sipas Ministrisë situata është në Majën e Rrunës në Kukës.

DEKLARATA E PLOTË

Pas një pune të palodhur dhe të pandërprerë të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe punonjësve të shërbimeve zjarrfikëse e pushtetit vendor janë arritur të izolohen disa nga vatrat e zjarrit në vend, por ende mbeten aktive disa të tjera.

Në Karaburun puna po vijon për shuarjen totale të flakëve, edhe pse është mbyllur pjesa më e madhe. Momentalisht nuk ka asnjë rrezik.

Në Gjirokastër situata është stabilizuar. Mbetet aktive një vatër në fshatin Saraqinisht, e cila nuk paraqet rrezik.

Edhe zjarri në fshatin Gadurovë, në Mallakastër është nën kontroll dhe pa rrezikshmëri.

Zjarri në fshatin Cukal, në Shkodër vijon të jetë aktiv, por pa rreziqe të evidentuara.

Në malin e Shëngjinit, në Lezhë vatra është izoluar.

Zjarri në fshatin Kalis, në Kukës po mbahet nën kontroll, ndërsa është eliminuar rreziku për banesat.

Ndërkaq problematike situata e zjarrit vijon të jetë në Majën e Rrunës, në Kukës. Flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit, por situata po mbahet nën kontroll për të mos rrezikuar banesa.

Lajme të lidhura

Rama reagon për protestën: Kjo është marrëzi
Aktualitet

Rama reagon për protestën: Kjo është marrëzi

09:43 - 18/10/26
I biri u bë simbol i protestës, gazetarja: Fëmijët i presim në shtëpi, jo ti kërkojmë në spitale
Aktualitet

I biri u bë simbol i protestës, gazetarja: Fëmijët i presim në shtëpi, jo ti kërkojmë në spitale

09:21 - 18/10/26
“Protesta, sfida më e madhe për Ramën”, Reuters: Policia shqiptare qëllon me plumba gome studentët
Aktualitet

“Protesta, sfida më e madhe për Ramën”, Reuters: Policia shqiptare qëllon me plumba gome studentët

09:04 - 18/10/26
Para
Manastirliu në Elbasan: Pediatrisë së re i shtohet një pavion i ri

Manastirliu publikon shifrat, ja numri i vaksinimeve që është kryer në Shqipëri

TË FUNDIT

Rama reagon për protestën: Kjo është marrëzi
Aktualitet

Rama reagon për protestën: Kjo është marrëzi

09:43 - 18/10/26

Kryeministri Edi Rama shënjestroi dhe etiketoi studentët, të cilët kanë dalë në protestë prej rreth një jave, duke i kërkuar...

Lexo më shumë
I biri u bë simbol i protestës, gazetarja: Fëmijët i presim në shtëpi, jo ti kërkojmë në spitale

I biri u bë simbol i protestës, gazetarja: Fëmijët i presim në shtëpi, jo ti kërkojmë në spitale

09:21 - 18/10/26
“Protesta, sfida më e madhe për Ramën”, Reuters: Policia shqiptare qëllon me plumba gome studentët

“Protesta, sfida më e madhe për Ramën”, Reuters: Policia shqiptare qëllon me plumba gome studentët

09:04 - 18/10/26
“Molotovë, gaz lotsjellës, plumba gome dhe flakë”, DW: Përplasjet në ditën e pestë të protestës, më të ashprat! Dhjetëra të lënduar

“Molotovë, gaz lotsjellës, plumba gome dhe flakë”, DW: Përplasjet në ditën e pestë të protestës, më të ashprat! Dhjetëra të lënduar

08:44 - 18/10/26
“Kërkohet gjak!”/ Rama u kujton shqiptarëve “21 Janarin”: U vranë me plumba 4 persona që nuk dëmtuan asnjë institucion

“Kërkohet gjak!”/ Rama u kujton shqiptarëve “21 Janarin”: U vranë me plumba 4 persona që nuk dëmtuan asnjë institucion

08:20 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com