GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarret që kanë “pushtuar” vendin, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja si është situata

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarret që kanë “pushtuar” vendin, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja si është situata
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend.

Sipas Ministrisë, në operacione janë angazhuar të paktën 227 forca operacionale dhe 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse, ndërsa nga ajri janë kryer 4 angazhime, me 3 helikopterë dhe një avion Air Tractor.

Sakaq, në qarkun e Tiranës, në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita, gjatë mesditës janë rishfaqur disa vatra zjarri. Ndërhyrja dhe monitorimi në terren vijojnë, ndërsa sipas autoriteteve nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Cikallesh të Kavajës, intensiteti i zjarrit ka rënë ndjeshëm dhe vatra po shkon drejt shuarjes së plotë, pas ndërhyrjes së MZSH-së dhe mbështetjes nga ajri të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën kontroll të disa vatrave të vogla.

Në qarkun e Fierit, në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosht, Mallakastër, zjarri është aktualisht nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Edhe vatra në zonën Koilac–Greshicë është nën kontroll dhe, sipas autoriteteve, nuk paraqet rrezik për banesat.

Në Abazë të Krujës, situata është stabilizuar dhe në terren kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla, në zona me terren të vështirë. Operacionet vijojnë nga strukturat e Emergjencave Civile, Bashkia Krujë, MZSH-ja, shërbimi pyjor dhe Prefektura e Qarkut Durrës. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Situatë më e ndërlikuar paraqitet në Vilëz të Kurbinit, ku zjarri është riaktivizuar në një sipërfaqe pyjore. Për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, flakët rrezikonin kishën, varrezat dhe disa banesa pranë zonës.

Për përballimin e situatës janë angazhuar rreth 50 forca nga MZSH-ja, Emergjencat Civile, Policia, strukturat vendore, shërbimi pyjor dhe vullnetarë. Ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë ka ndaluar avancimin e flakëve dhe ka shmangur prekjen e kishës, varrezave dhe banesave përreth.

Vatra në Vilëz vijon të jetë aktive dhe po mbahet nën ndërhyrje.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile vijojnë pa ndërprerje operacionet në terren dhe nga ajri, me qëllim izolimin, kontrollin dhe shuarjen e plotë të vatrave aktive në vend.

 

 

Etiketa: Kryesore1Ministria e MbrojtjesSituatazjarret

Lajme të lidhura

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Aktualitet

Tërmet i fortë në Himarë, lëkundjet ndjehen edhe në Vlorë e Sarandë

07:41 - 30/08/26
Pas rojës së lokalit, humb jetën edhe elektricisti që ra në kontakt me rrymën elektrike në Vaun e Dejës
Aktualitet

Pas rojës së lokalit, humb jetën edhe elektricisti që ra në kontakt me rrymën elektrike në Vaun e Dejës

22:12 - 29/08/26
“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”/ Pas fjalimeve para Kryeministrisë, nis marshimi drejt sheshit “Nënë Tereza”
Aktualitet

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”/ Pas fjalimeve para Kryeministrisë, nis marshimi drejt sheshit “Nënë Tereza”

21:23 - 29/08/26
Para
“Më kërcënonte me video”, i mituri shqiptar denoncon 17-vjeçarin në Greqi për abuzim seksual

“Më kërcënonte me video”, i mituri shqiptar denoncon 17-vjeçarin në Greqi për abuzim seksual

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Aktualitet

Tërmet i fortë në Himarë, lëkundjet ndjehen edhe në Vlorë e Sarandë

07:41 - 30/08/26

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 është regjistruar pas mesnatës në jug të Shqipërisë. Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti është...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Gusht 2026

07:32 - 30/08/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 30 Gusht 2026

07:28 - 30/08/26
Pas rojës së lokalit, humb jetën edhe elektricisti që ra në kontakt me rrymën elektrike në Vaun e Dejës

Pas rojës së lokalit, humb jetën edhe elektricisti që ra në kontakt me rrymën elektrike në Vaun e Dejës

22:12 - 29/08/26
“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”/ Pas fjalimeve para Kryeministrisë, nis marshimi drejt sheshit “Nënë Tereza”

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”/ Pas fjalimeve para Kryeministrisë, nis marshimi drejt sheshit “Nënë Tereza”

21:23 - 29/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com