GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarret nuk kanë të ndalur në Shqipëri, ende 9 vatra aktive

12:01 - 06/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zjarr në Krujë, flakët favorizohen nga era
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në operacionet e shuarjes së vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 408 forca operacionale, të Shërbimit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi , Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 37 mjete zjarrfikëse. Ndërkohë sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar 16 vatra dhe konkretisht:

në fshatin Bushat, bashkia Vau-Dejës,
në fshatin Kucok, bashkia Durrës,
në fshatin Karpen, bashkia Shijak,
në fshatin Skuraj, bashkia Kurbin,
në fshatin Rehovë, bashkia Polican,
në fshatin Donofrosë, bashkia Dimal,
në fshatrat Moravë dhe Lapardha të bashkisë Berat,
në fshatin Seman, bashkia Fier,
në fshatrat Dragot dhe Deshiran të bashkisë Belsh,
në fshatin Laknas, bashkia Kamëz,
në fshatin Llaman, bashkia Himarë,
në fshatin Salari, bashkia Tepelenë,
në fshatin Bajkaj, bashkia Delvinë,
në fshatin Gosë e Vogël, bashkia Rrogozhinë.

Aktualisht janë aktive vatrat e zjarrit në:

  1. Në Bashkinë Shkodër, në vendin e quajtur “Maja e Zorgjit” në fshatin Ndërlysaj, i cili vijon prej disa ditësh, me gjithë ndërhyrjen forcat të Administratës së Zonave të Mbrojtura nuk është bërë e mundur fikja e zjarrit. Ditën e sotme operacioni mbështetet dhe me 40 efektive nga Forcat e Armatosura.
  2. Në Bashkinë Mat, në fshatin German. Operacioni në ketë vatër zjarri ka disa ditë që zhvillohet nga forcat bashkiake, zonat e mbrojtura, forcat zjarrfikëse, forcat pyjore, të mbështëtur nga Forcat e Armatosura. Janë shuar disa vatra zjarri të cilat kanë qënë me përmasa të mëdha. Operacioni është në vijim.
  3. Në Bashkinë Durrës, në fshatin Shetaj ku janë disa vatra zjarri. Nga bashkia Durrës po vijon puna për ndërtimin e rrugëve të kalimit me qëllim afrimin e mjeteve zjarrfikëse sa më afër vatrave të zjarrit. Ditën e djeshme janë fikur disa vatra zjarri me mbështetjen dhe të Forcave të Armatosura. Operacioni për fikjen e zjarrit vazhdon.
    4. Në Bashkinë Krujë, fshatin Zezë ka rënë zjar në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Forcat zjarrfikëse dhe të bashkisë po punojnë për shuarjen e tij.
  4. Në Bashkinë Kurbin vijojnë aktive vatrat në fshatin Mali i Bardhë, intensiteti i të cilit është i rritur si rezultat i erës së fortë. Strukturat e bashkisë dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë operacionin.
  5. Në Bashkinë Mirditë, vazhdon të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatin Bulshar. Shërbimi zjarrfikës dhe forcat e bashkisë ka punuar dhe kanë shuar disa vatra zjarri. Operacioni ka filluar që në orët e para të mëngjesit.
  6. Në Bashkinë Mirditë, në fshatin Valçe ditën e djeshme u përfshi nga zjarri një sipërfaqe me pyll lisi. Menjëherë u angazhuan forcat e shërbimit zjarrfikës, punonjës të bashkisë dhe vullnetarë.
  7. Bashkia Himarë, Porto Palermo, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, për shuarjen e së cilës janë angazhuar menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës të cilat kanë bërë të mundur vënin në kontroll.
  8. Në fshatin Cërricë, bashkia Skrapar, po vijon operacioni për shuarjen përfundimtare.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve për një kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.
Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.
Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

 

Etiketa: Shqiperivatrazjarretzjarri

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Këngëtari italian Mahmood flet shqip në Festivalin “Sunny Hill”

Këngëtari italian Mahmood flet shqip në Festivalin "Sunny Hill”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com