GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarret vijojnë – 19 vatra gjatë 24 orëve të fundit, 4 ende aktive

14:43 - 15/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
21 vatra zjarri në 24 orë/ 5 ende aktive, mbi 90 hektarë të djegura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka publikuar sot një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke raportuar për 19 vatra të reja zjarri gjatë 24 orëve të fundit. Sipas agjencisë, katër nga këto vatra janë ende aktive në terren.

Vatrat e zjarrit janë shënuar në bashkitë e Dibrës, Bulqizës, Matit, Rrogozhinës, Vorës, Tiranës, Vlorës, Kuçovës, Krujës, Librazhdit, Prrenjasit, Malësisë së Madhe dhe Korçës.

Aktualisht, situata më kritike paraqitet në qarkun e Dibrës, ku në zonën e “Liqenit të Luleve” në Parkun Kombëtar Lurë, zjarri vijon të jetë aktiv dhe ka përfshirë tashmë rreth 150 hektarë pyje me pisha dhe livadhe. Pavarësisht përpjekjeve të forcave operacionale, zjarri nuk është arritur të vihet nën kontroll për shkak të terrenit të thepisur dhe erës së fortë. Forcave të zjarrfikëses u janë bashkuar sot edhe 100 ushtarë të Forcave të Armatosura.

Po ashtu, është riaktivizuar vatra e zjarrit në “Malin e Peladhisë” në Bulqizë, e cila po përhapet drejt “Majës së Vlashës”, duke u ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era. Vijon operacioni për izolimin e vatrës në fshatin Arras të Dibrës, me forcat që punojnë për të mbrojtur banesat nga rreziku i përhapjes së flakëve drejt fshatit Shumbat.

Në qarkun e Fierit, në fshatin Drenovë të Mallakastrës, është riaktivizuar vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarri ka përparuar gjatë natës në thellësi të masivit pyjor dhe sot ka nisur një operacion i gjerë me 13 forca nga MZSH Mallakastër, 15 forca bashkiake dhe 30 forca nga FA.

Sipas raportit të AKMC-së, kryesisht zjarret kanë prekur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, duke shkaktuar djegien e më shumë se 292 hektarëve dhe mbi 1000 rrënjë pemësh si kumbulla, qershi dhe ullinj.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 36 automjete zjarrfikëse dhe 394 forca operacionale. Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 130 efektivë dhe 1 helikopter në operacionet e djeshme.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të lokalizuara. Megjithatë, niveli i rrezikut për zjarre në pyje për sot mbetet “I LARTË” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera rreziku konsiderohet “I MODERUAR”.

AKMC u bën thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet zjarrfikëse për çdo vatër të konstatuar.

Etiketa: Zjarrzjarre

Lajme të lidhura

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha
Aktualitet

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim
Aktualitet

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri
Aktualitet

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26
Para
Kosovë/ Deputetët mblidhen për të njëmbëdhjetën herë për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 47-të

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund
Sport

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

17:40 - 15/03/26

Barazim 2-2 ndërmjet Vorës dhe Partizanit në ndeshjen e Superiores. Ishte një barazim i çmendur për të kuqtë, që në...

Lexo më shumë
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

17:04 - 15/03/26
Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com