GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarri në Krujë drejt shuarjes, dy helikopterë ndërhyjnë nga ajri

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarri në Krujë drejt shuarjes, dy helikopterë ndërhyjnë nga ajri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Flakët hynë në oborret e shtëpive, iu afruan magazinave dhe një pike të shpërndarjes së gazit. Për disa orë, Kruja u rrethua nga zjarri, ndërsa qindra banorë lanë shtëpitë mes frikës se flakët mund t’u merrnin gjithçka.

Situata më e vështirë ishte në Barabit dhe Lluban. Zjarri, i favorizuar nga era, avancoi me shpejtësi drejt zonave të banuara. Qindra qytetarë u larguan nga Kruja, ndërsa pati edhe nga ata që refuzuan të braktisnin shtëpitë. Përballë rrezikut, autoritetet u detyruan t’i nxirrnin me forcë.

Në rrezik u vu edhe Spitali i Krujës. Flakët u afruan deri rreth 50 metra nga godina dhe pacientët u evakuuan gjatë natës, për t’u dërguar drejt Tiranës. Pavarësisht situatës së frikshme, nuk raportohet për persona të lënduar.

Beteja me zjarrin vijoi për orë të tëra. Terreni i vështirë dhe përhapja e shpejtë e flakëve e bënë ndërhyrjen edhe më të komplikuar. Në 5 lagje u ndërpre energjia elektrike, ndërsa strukturat vendore u angazhuan për strehimin e banorëve të evakuuar.

Me zbardhjen e ditës, Kruja mori frymë disi. Gjatë gjithë natës forcat zjarrfikëse dhe FA kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Dy vatra mbeten ende aktive, ndërsa dy helikopterë kanë nisur operacionin nga ajri për të vënë plotësisht nën kontroll flakët.

Për zjarrin është arrestuar Qemal Berhami. Sipas policisë, ai kishte ndezur barishte pranë shtëpisë së tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën me shpejtësi, duke vënë në rrezik një pjesë të Krujës.

gijotina.com/

Etiketa: KrujeKryesore1zjarri

Lajme të lidhura

Tripleta e Rafinjas përmbys Sevijan, katalanasit marshojnë në La Liga
Breaking Views

Tripleta e Rafinjas përmbys Sevijan, katalanasit marshojnë në La Liga

23:12 - 19/09/26
Spektakël i dyshes Salah-Muçi dhe Trabzonsporit, Galatasaray pëson disfatën e parë
Sport

Spektakël i dyshes Salah-Muçi dhe Trabzonsporit, Galatasaray pëson disfatën e parë

22:53 - 19/09/26
“Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 112 kundër qeverisë, mesazhi i qytetarëve: Arrestoni Ramën
Breaking Views

“Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 112 kundër qeverisë, mesazhi i qytetarëve: Arrestoni Ramën

22:14 - 19/09/26
Para
Arrestohet i moshuari, ndezi zjarr për djegien e barit, por flakët u përhapën në malin e Krujës

Arrestohet i moshuari, ndezi zjarr për djegien e barit, por flakët u përhapën në malin e Krujës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tripleta e Rafinjas përmbys Sevijan, katalanasit marshojnë në La Liga
Breaking Views

Tripleta e Rafinjas përmbys Sevijan, katalanasit marshojnë në La Liga

23:12 - 19/09/26

Barcelona më e frikshme se kurrë në këtë sezon! Shtatë ndeshje shtatë fitore dhe një golavarazh +24. Katalanasit e trajnerit...

Lexo më shumë
Spektakël i dyshes Salah-Muçi dhe Trabzonsporit, Galatasaray pëson disfatën e parë

Spektakël i dyshes Salah-Muçi dhe Trabzonsporit, Galatasaray pëson disfatën e parë

22:53 - 19/09/26
“Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 112 kundër qeverisë, mesazhi i qytetarëve: Arrestoni Ramën

“Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 112 kundër qeverisë, mesazhi i qytetarëve: Arrestoni Ramën

22:14 - 19/09/26
Dinamo nuk gabon ndaj Laçit, tani një pikë larg Teutës!

Dinamo nuk gabon ndaj Laçit, tani një pikë larg Teutës!

21:38 - 19/09/26
Arteta: Përulësia e Brightonit është një mësim i madh për Arsenalin

Arteta: Përulësia e Brightonit është një mësim i madh për Arsenalin

21:32 - 19/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com