GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarri në fushën e mbetjeve, reja e tymit pushton Vlorën, Ermal Dredha: E kanë vënë njerëzit…

19:27 - 26/07/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarri në fushën e mbetjeve, reja e tymit pushton Vlorën, Ermal Dredha: E kanë vënë njerëzit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kulmin e sezonit turistik, që prej mesditës së djeshme, (25korrik) fusha e mbetjeve në Vlorë vijon të jetë e përfshirë nga flakët. Si pasojë e djegies së mbetjeve, tymi i madh në formë reje është përhapur në të gjithë qytetin, duke krijuar shqetësime tek pushuesit.

Flaka ka vijuar për gjatë gjithë natës, por megjithëse mjetet e bashkisë kanë qenë prezentë, ende nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit. Mbi qytetin bregdetar ku shihet qartë ndotja e krijuar si pasojë e djegies së mbeturinave.

Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane, e cila ndodhet në zonë të banuar, në lagjen 24 Maji, njohur si ish-Fusha e Aviacionit. Ndërkohë tymi është shqetësues jo vetëm për ata që kanë banesat pranë, por për të gjithë qytetarët e Vlorës, pasi era era fryn nga verilindja. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, teksa nuk përjashtohet fakti se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Në terren janë dy fadroma dhe një kamion i bashkisë që hedhin dhera për të izoluar vatrat. Për shkak të situatës së rënduar është kërkuar ndihmë nga Forcat e Armatosura të cilat mbërritën në Vlorë rreth mesdites.

Duhet theksuar se vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Vlorë nuk plotëson asnjë standard. Nga ana tjeter, landfilli i Sherishtës, ndërtuar nga kompania e inceneratorëve, nën hetim nga SPAK, ende nuk është vendosur në funksion edhe pse zyrtarë lokalë patën deklaruar, muaj më parë, se “është shkëputur kontrata me subjektin privat dhe Sherishta ka kaluar në pronësi të bashkisë”.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka folur mbi situatën e zjarrit në fushën e mbetjeve. Zjarri prej te enjtes paradite vijon në vendgrumbullim ndërsa sipas kryetarit të bashkisë të gjitha mjetet dhe forcat njerëzore janë në gatishmëri dhe punë, por era e fortë ka krijuar përhapjen e tymit. Veç tyre ndihme ka patur edhe nga ministria e mbrojtjes, nga biznesi apo edhe mjete të aeroportit.

“Zjarri është vendosur nga dora e njeriut, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dore njeriu pas zjarrit. Pasi me parë kemi patur temperatura edhe më të larta dhe nuk kemi pasur situatë”, tha Dredha.

Në fjalën e tij Dredha kërkoi edhe ndihmën e organeve ligjzbatuese për të vënë para përgjegjësisë personat që shkaktojnë situata zjarresh.

Dredha ka folur edhe mbi landfildin e Sherishtes, për të cilin tashme është firmosur një vendim që i kalon ministrisë së Mjedisit dhe agjencinë përkatëse (AKEM) dhe për rrjedhoje lidhet një kontratë me Bashkinë e Vlorës mbi përfundimin e punimeve dhe i jep bashkisë se Vlorës nen administrim këtë landfild. Dredha konfirmon se shpreson që gjithçka te mbyllet sa më shpejt, por edhe të nisë projekti i kapsulimit.

Dredha ka theksuar se flotës se zjarrfikëses së Vlorës do t’i shtohet një tjetër mjet ndërsa situata ka qenë e vështirë edhe për shkak të erës.

 

Etiketa: Kryesore1Vlorezjarri

Lajme të lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Para
Gazeta britanike: Ksamili është shkatërruar nga babëzia dhe turizmi

Gazeta britanike: Ksamili është shkatërruar nga babëzia dhe turizmi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com