GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarri shkrumboi zyrat e “Raiffaisen Bank” tek Komuna e Parisit, panik tek qytetarët

14:45 - 20/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarri shkrumboi zyrat e “Raiffaisen Bank” tek Komuna e Parisit, panik tek qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një zjarr masiv ka përfshirë katin e katërt të një pallati paraditen e kësaj të hëne tek zona e “Komunës së Parisit” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05 në rrugën “Tish Daija” në kompleksin e banimit “Kika2”, teksa ambientet që u përfshinë nga flakët shërbenin si zyra për bankën e nivelit të dytë “Raiffaisen Bank”.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme shtëllynga të mëdha tymi përfshinë zonën, duke shkaktuar panik, jo vetëm tek banorët që banin në pallatin e përfshirë nga zjarri, por edhe tek qytetarët e tjerë.

Burime bëjnë me dije se fillimisht punëtorët dhe qytetarët nuk e kishin kuptuar se kishte rënë zjarr, pasi alarmi nuk kishte punuar dhe shumë prej tyre kanë mbetur brenda.

Është dashur ndërhyrje e efektivëve të zjarrifkësve për të bërë të mundur evakuimin e plotë të të gjithë banorëve nga pallati. Ndërkohë, për vënien në kontroll të flakëve dhe shuarjen e tyre, forcat zjarrfikëse kanë punuar për rreth 1 orë e gjysmë.

Flakët janë përhapur përmes tubave të aspirimit, ndërsa një zyrë e “Raiffaisen Bank” ka pësuar dëme të mëdha dhe është shkrumbuar plotësisht.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë në paketën elektrike të një zyre që ndodhej në pallat, gjithsesi, do të jetë ekspertiza ajo që do të bardhë shkakun e saktë.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, në një prononcim për mediat në lidhje me ngjarjen në fjalë tha se dëmtohet e plota do të konfirmohen pas kryerjes së analizës, teksa konfirmoi shkrumbimin e zyrës së “Raiffaisen Bank” dhe pajisjeve të aspirimit në pallat.

“Për momentin e dëmtuar është zyra dhe pajisjet e aspirimit të kateve të tjera më lart. Ka patur qytetarë që kanë qenë të bllokuar në ambientet brenda objektit, kanë qenë forcat e shërbimit zjarrfikës të cilat u kanë hapur korridor dhe kanë bërë evakuimin e tyre. Fillimisht kishim prioritet evakuimin, pasi kryesore ishte shpëtimi i qytetarëve. Deri tani nuk kemi informacion as për qytetarë të dëmtuar dhe as për të asfiksuar.” – tha ai.

Dyshohet se zjarri u përhap edhe në tre katet e mësipërme, përveç zyrës së “Raiffaisen Bank” në katin e katërt. Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Etiketa: panikRaiffaisen BankZjarr

Lajme të lidhura

Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës
Aktualitet

Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës

15:11 - 11/03/26
I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit
Aktualitet

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit

13:37 - 11/03/26
Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet
Aktualitet

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet

12:10 - 11/03/26
Para
Iu nënshtrua një operacioni, ja si paraqitet gjendja e Kryepeshkopit Anastas

Tre javë në intubim, Kryepeshkopi Janullatos vijon në gjendje kritike

Discussion about this post

TË FUNDIT

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK
Breaking Views

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

15:26 - 11/03/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X në lidhje me vendimin e zbardhur ditën e sotme nga Gjykata...

Lexo më shumë
Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës

Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës

15:11 - 11/03/26
Rama mbylli TikTok/ Kushtetuesja: Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës

Rama mbylli TikTok/ Kushtetuesja: Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës

14:49 - 11/03/26
Protesta e PD-së para Kuvendit/ Berisha: Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës!

Protesta e PD-së para Kuvendit/ Berisha: Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës!

14:24 - 11/03/26
Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?

Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?

14:10 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com