GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas fitores në zgjedhje të bashkëshortit të saj, Flavia Zaka papritur u gjend në qendër të vëmendjes publike – dhe kjo me shumë gjasa do të vazhdojë për një kohë në rolin e saj të ri si “Zonjë e Parë”. Kush është gruaja në krah të kryeministrit të ri të Baden-Vtrtembergut?

Politikani i të Gjelbërve bëri një rikthim të jashtëzakonshëm gjatë fushatës dhe fitoi me një diferencë shumë të ngushtë përballë rivalit të tij nga CDU-ja, Manuel Hagel. Ishte një surprizë e vogël në një kohë kur pjesë të kundërshtarëve politikë dhe votuesve i kundërshtojnë të Gjelbrit fuqishëm. Tani të Gjelbrit dhe CDU qeverisin së bashku, me Özdemirin si kryeministër landi.

Zaka, 40 vjeçe, dhe politikani 60-vjeçar janë çift prej rreth dy vitesh. Marrëdhënia e tyre u bë temë publike që kur Özdemir shpalli kandidaturën e tij në tetor 2024. Dhe akoma më shumë pasi ata u martuan më 14 shkurt 2026, vetëm tre javë para zgjedhjeve. Dasma u zhvillua pak pas mesnate në bashkinë e Tybingenit, në një rreth shumë të ngushtë familjar dhe miqsh. Ceremoninë e drejtoi askush tjetër veç Boris Palmer, mik i Özdemirit dhe mbështetës i rëndësishëm në fushatë.

Që po hynte në një realitet të ri, Flavia Zaka mund ta ketë ndjerë për herë të parë kur Özdemir bëri publike planet për martesën vetëm një ditë më parë. Për arsye sigurie, koha dhe vendi i ceremonisë u mbajtën sekret. Megjithatë, pati kritika se dasma pak para zgjedhjeve ishte llogaritje politike. Özdemirit dhe nuses së tij iu hodh akuza se po përdornin martesën për efekt elektoral. Ndoshta kishte llogaritje politike, por kjo nuk ishte e ndaluar. Të nesërmen Özdemir publikoi fotografi nga ceremonia në Instagram.

Interesi për shqiptaren e lindur në Shqipëri ishte shtuar edhe para martesës së Shën Valentinit dhe Zaka dha disa intervista ku foli për jetën e saj. Sipas saj, ajo emigroi nga Shqipëria drejt Kanadasë me prindërit dhe motrën kur ishte 12 vjeçe. Për herë të parë erdhi në Gjermani në vitin 2008 si studente shkëmbimi për drejtësi. Një mike e asaj kohe e ftoi në fund të vitit 2023 në Shtutgart, ku ajo njohu Özdemirin në një festë ditëlindjeje.

Në atë kohë Zaka punonte në Toronto si avokate dhe këshilltare për të drejtën mjedisore dhe të drejtat e njeriut për qeverinë kanadeze dhe organizata joqeveritare.

“Ajo që dua më shumë te Cem është durimi i tij, aftësia për të përballuar kontradiktat, hapja absolute dhe mënyra si i do gjërat e vogla. Dhe më pëlqen gjithashtu prirja e tij për të qeshur, mënyra si përpiqet të sjellë lehtësi dhe gëzim në çdo situatë”, tha ajo në një intervistë.

Që nga vera e kaluar, Flavia Zaka jeton përfundimisht në Shtutgart bashkë me Özdemirin. Për rolin e saj të ri si “Zonjë e Parë” ajo tha për gazetën “Südkurier”: “Në përgjithësi jam një njeri i hapur, më pëlqen të njoh njerëz të rinj dhe të futem më thellë në këtë jetë që ka kaq shumë anë interesante. Është një dhuratë të mund të japësh diçka nga vetja.”

Ajo tregoi gjithashtu: “Shtutgartin e njoh prej më shumë kohësh sesa njoh Cem-in. Por këtu u njohëm bashkë. Dhe mezi pres ta zbuloj edhe më shumë qytetin”.

 

Etiketa: Gjermanishqiptarëzonje e pare

Lajme të lidhura

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Para
Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia
Aktualitet

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26

Një apartament në katin e 9-të të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen...

Lexo më shumë
Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

22:43 - 03/08/26
Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

21:34 - 03/08/26
Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

21:01 - 03/08/26
“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com