GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Zoti e baftë mirë për shqiptarët

22:11 - 04/10/22
në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Zoti e baftë mirë për shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Erl Kodra

Një film dustopian ku vidhen nga hakerat të gjitha të dhënat e një shteti imagjinar, me siguri që do të konsoderohej skenar i guximshëm, dhe autorët do të kishin vështirësi të gjenin sponsor për ta realizuar.

Vetëm ideja se të dhënat personale të shtetasve shqiptar gjenden në duart e mafias ndërkombëtare është tronditëse, aq sa qytetarët shqiptar nuk duhet t’i zinte gjumi natën. Në fakt gjithçka çfarë duhet ta ruante shteti dhe të mbetej sekret përjetë, sot nuk ekziston më si i tillë. Kriminelët kanë në filet e tyre gjithçka, për gjithsecilin individ, burrë, grua, fëmijë – sidomos fëmijë. Ata mund t’i përdorin në çdo moment të jetês së individit, jeta dhe e ardhmja e të cilit tani varet nga fati, nëse të dhënat e tij një ditë do të keqpërdoren nga ata që i zotërojnë.
Pastaj presim respekt për pasaportën e një shteti të shpartalluar, që për ironi të fatit është edhe Anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Imagjinoni pak; një ditë të bukur kur dikush nga Lindja e Mesme të klonojë pasaportën e çdo njërit prej nesh, dhe pastaj të kryej çdo lloj vepre penale, deri edhe terroriste. Ndaj mos u çuditni nëse ndonjë ditë të gjendeni përball suprizave të pakëndshme në pikat e kalimit kufitar. Ose të pezullohet lëvizja e lirë – sepse dihet që kushti themelor për liberalizimin e vizave ishte siguria e dokumentave dhe pasaportat.
Shteti ekziston pikërisht për të mbrojtur interesat jetike të shtetasve. Dhe interesi kryesor i çdo qenie njerëzore në një shoqëri – përfshirë edhe diktaturat – është të jetë i mbrojtur për disa gjëra elementare, si dokumentat zyrtare dhe të dhënat personale. Në historinë e njerëzimit nuk ka ndodhur një rast i ngjashëm – në asnjë rast, në asnjë kohë.
Sistemet e Policisë së Shtetit tani nuk kanë asnjë sekret, një dëm që mund të shkatërrojë përfundimisht organizatën e policisë. Askush nuk është më i sigurtë, as policia, as qytetarët. Me shumë gjasa vrasjet mund të shumëfishohen, madje edhe mes rradhëve të policisë (të infiltruarit), që realisht ndodhen nën një rrezik eksponencial.
Kryeministri Edi Rama – një delirant i paskrupullt – tall menderen duke projektuar satelitët Albania 1 dhe 2, ndërkohë që dokumentat e shtetit kanë pushtuar hapësirën e internetit global. Askush nga populli; një popull i lodhur, i dërrmuar, që vuan për bukën e gojës, i mpirë dhe i pashpresë – nuk reagon. Edhe kafshët do të reagonin me dhunë nëse bariu do t’i trajtontë siç i trajton Edi Rama shqiptarët.
Por më tronditëse se gjithçka është heshtja e opozitës, në fakt e të dyja copave të opozitës. Asnjë fjalë, asnjë lëvizje, asnjë reagim, por vetëm heshtje e turpshme, njësoj sikur ishte fjala për majmunë, dhe jo shtetas shqiptar. Dhe të mendosh se shtatori ishte shpallur si fundi i Edi Ramës.
Kurrë më parë shqiptarët nuk kanë qenë më keq, kurrë më parë nuk kanë qenë kaq të pashpresë. Opozita vetëm emrin e ka të tillë, sepse misioni i saj nuk janë më interesat e qytetarëve, por interesat e sistemit që mban në lojë Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Me këtë opozitë, Edi Rama mund të vdesë në karrigen e Kryeministrit diku rreth 90 vjeç.
Mbetet vetëm lutja:

Zoti e baftë të lehtë për shqiptarët! Amin!

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Para
Kalimi i Messit te PSG, Gjykata e Drejtësisë e BE merr një vendim

Kalimi i Messit te PSG, Gjykata e Drejtësisë e BE merr një vendim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com